Rama prezanton kabinetin e ri qeveritar (Emrat)

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste e cilësoi si më të vështirin mandatin që mori nga zgjedhjet e 25 qershorit.
“Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se “fitorja e 25 qershorit mund të jetë e para e një epoke të re politike ose e fundit nëse nuk e shohim që kundërshtarët e dobët që kemi e bëjnë pushtetin që na është besuar kundërshtarin tonë më të rrezikshëm”.
“Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë”, deklaroi Rama.
Qeveria e re do të ketë 11 ministri dhe dy ministra shteti, ndërsa Senila Mesi do të jetë zv.kryeministre.Ministër Shteti për shqiptarët jashtë kufijve, Pandeli Majko. Ministër Shteti për mbrojtjen e sipërmarrësve, Sonila Qato. Ministria e Jashtme do t’i ringarkohet Ditmir Bushatit. Ministria e Brendshme i ngarkohet Fatmir Xhafës. Ministria e Mbrojtjes i besohet Olta Xhaçkës. Ministria e Drejtësisë i ngarkohet Etilda Gjonajt. Ministria e Kulturës i mbetet Mirela Kumbaros. Ministria e Financave bashkohet me Ekonominë dhe do të drejtohet nga Arben Ahmetaj. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të ringarkohet Lindita Nikolla. Ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të jetë Ogerta Manastirliu. Ministria e Energjisë bashkohet me Infrastrukturën dhe do të drejtohet nga Damian Gjiknuri. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të drejtohet nga Niko Peleshi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nën drejtimin e Blendi Klosit.


















































