Rama i pranishëm në koncertin e Dua Lipës: Vajza e Prishtinës e ndezi Tiranën

Dua Lipa mbrëmjen e së hënës (28 nëntor) ka mbajtur një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” Tiranë.
Kjo për nder të Ditës së Flamurit, 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë - ku ndër të tjerash performuan edhe artistë të tjerë.
I pranishëm në këtë koncert ka qenë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai shfaqet në një moment me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, të cilin e falënderon për mbrëmjen që realizoi.
“Çika e Prishtinës e ndezi Tiranën. Dua Lipa. Faleminderit Erion Veliaj për këtë natë fantastike”, tha ai.

Dua përndryshe me koncertin në Tiranë e ka përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.
Ajo një ditë para këtij eventi mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë. /Telegrafi/






























































