Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat e zv.kryeministrit serb Aleksandër Vulin, i cili deklaroi pas takimit të kryeministrit me shqiptarët në Athinë, se vetëm “Bota serbe” mund ta ndalë “Shqipërinë e Madhe”, duke kërkuar një aleancë të re Greqi-Serbi.
Gjatë një konference me gazetarët nga Kotori, ku ndodhet për Samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama zgjodhi të mos komentonte gjatë deklaratat e zv.kryeministrit serb.
Shefi i qeverisë tha se pas të 40-tave çdo njeri është përgjegjës për fytyrën që ka dhe nëse shihet fytyra e Vulin ai nuk meriton asnjë koment.
Pjesë nga deklarata:
Pyetja: Kryeministër, jehona e takimit tuaj me shqiptarët në Athinë ka mbërritur edhe në Beograd. Dhe dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Vulin deklaroi se Shqipërinë e madhe mund ta mundë vota serbe, por edhe me ndihmën e Greqisë. Çfarë shije ju ka lënë kjo deklaratë në një kohë ku edhe sot ju e përmendët që vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të bllokojnë njëra-tjetrën dhe duhet të heqin dorë nga retorika të tilla?
Kryeministri Edi Rama: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40-tave, çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka dhe nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni, mendoj që nuk meriton asnjë koment tjetër edhe deklarata e tij, apo deklaratat e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa