Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me shpërndarjen e buxhetit për komunat e Kosovës.

Rama ka theksuar se mënyra se si Kurti vendos se cilat komuna do të marrin fonde dhe cilat jo tregon një qasje autokratike dhe mungesë respekti ndaj institucioneve dhe qytetarëve.


Debat Plus, Rama ka kritikuar Kurtin për vendimet e tij të njëanshme, duke e përshkruar si një person që mendon se është mbi të gjithë dhe vendos se kush është i mirë, i pastër apo i aftë.

Ai tha se kjo qasje nuk ka të bëjë me politikën, por me një mentalitet sektar, ku një individ vendos për të gjithë qytetarët dhe historinë e tyre.

“Ja ku e keni pra një autokrat: i gjithëdijshmi që vendos vetë kush po dijka, kush po dojka, kush s’po dojka, kush po vjedhka, kush qenka hajn, kush qenka i pafytyrë e kush qenka i pastër.

Do të thotë, i gjithëdijshmi po vendos aty kujt duhet t’i jepet buxheti e kujt jo… A po e shihni me çfarë njerëzish kemi të bëjmë? Nuk është as parti politike, është një sekt. Njerëz që mendojnë se janë mbi të gjithë. Që këta janë Zoti dhe vendosin për të gjithë ne të varfrit. Ne që s’dimë, ne hajnat, të korruptuarit. Se këta qenkan të pastër, se qenkan të Zotit. Dhe këta vendosin kush është i mirë. Këta vendonin nëse UÇK-ja qenka e mirë apo jo. Heronjtë… Ramush Haradinaj qenka me Listën Serbe, njeriu që ka luftuar. Këta vendosin! Kush po iu tregon këtyre? A po merr vendime Dejona Mihali, po më duket. Kush po iu tregon për popullin tonë kush qenka i mirë?”, ka thënë Rama.