LAJMI I FUNDIT:

Rama në Panairin e Turizmit në Spanjë: Jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë

Rama në Panairin e Turizmit në Spanjë: Jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Evropë

Në Panairin e Turizmit në Madrid të Spanjës, kryeministri Edi Rama ka siguruar turistët e huaj se Shqipëria është një vend i sigurt për të shkuar me pushime.

Në një bashkëbisedim me gazetarët spanjollë, kreu i qeverisë shqiptare tha se siguria është një nga aspektet që vlerësohet nga turistët që vizitojnë Shqipërinë.


“Ne, bazuar në statistikat e BE, jemi vendi me numrin më të ulët të vjedhjeve të shtëpive në Europë. Vendi kampion është Britania e Madhe. Ata thonë për shkak të faktit se shqiptarët kanë shkuar atje, por nuk jam i sigurt për këtë.

E dyta, ne jemi një vend ku mikpritja është feja kryesore. Në kaq shumë vite që kur dolëm nga situata e të qenit vendi më i izoluar i Europës, ishim vend komunist, por nuk kishim marrëdhënie me vendet e tjera komuniste në Europë, dhe kur dolëm i hymë një rruge me pengesa tranzicioni. Por fakti është që gjatë tërë këtyre viteve ne jemi hasur me situata në të shkuarën që kanë qenë të dëmshme edhe fizikisht për njerëzit, por kurrë asnjëherë asnjë vizitor i huaj nuk është dëmtuar, asnjë vizitor i huaji kurrë nuk ka patur çështje sigurie, ndoshta shumë pak raste. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Shqipëria jo vetëm është e bukur, por mjaft e sigurt. Siguria është një nga fjalët më të përdorura prej turistëve kur vijnë. Turistët që vijnë nga kryeqytetet europiano-perëndimore kur i pyesin çfarë i pëlqen nga Shqipëria, thonë njerëzit, ushqimi dhe siguria”, u shpreh Rama.

Në Panairin e Turizmit në Madrid, Kryeministri shoqërohet nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe disa kryebashkiakë.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori