Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot në konferencë të përbashkët me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në fillim të fjalës së tij, Rama u shpreh se i vjen keq për Bashkimin Evropian pasi samiti i BE-së nuk mori vendim që të hap negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Faleminderit që jeni këtu dhe më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE-në. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë. U përpoqa ti them disa gjëra në takim dhe do të ndajë me ju disa prej tyre sepse nuk dua të marr aq kohë sa u mor në takim”, ka thënë Rama.
“Charles Michel më tha se kemi 3 minuta, por unë i thashë se do shërbenin edhe 30 sekonda po të kishin mbajtur fjalën ndaj 3 minuta s’ishin mjaftueshëm. I thashë se ndihesha mirë dhe keq se isha me ata. Mirë se jemi evropianë, por keq se ne nuk mund të jemi këtu si evropianë por si miq në një shtëpi të ndarë. Dhe është diçka vërtet shqetësuese”, tha Rama.
Në një konferencë të përbashkët me liderët e tjerë të “Open Balkan”, Rama tha se Shqipëria do të jetë duke pritur edhe shekullin tjetër, ndërsa përballë do të ketë pengesa të ngjashme me Bullgarinë.
“Sulmi i një pandemie në shkallë globale, një sulm tragjik dhe as një luftë kaq kërcënues që mund të shndërrohet në luftë tragjike globale, nuk kanë mundur ti’ bëjnë bashkë. Ç’të bëjmë?! Kemi shumë për të bërë. Ne kemi bërë dhe bëmë për të mbështetur idenë e Macron. Ne do të vazhdojmë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit, me shpresën se shekullin tjetër do të jemi anëtarë, dhe do të përballemi me një tjetër Bullgarie, me një Bullgari të tretë. Do e vlerësonim shumë nëse ky komunitet i Evropës ngrihet për të qenë bashkë si një familje e vetme. Pavarësisht se jemi në kate të ndryshme, por në dhomën e ndenjes jemi bashkë”, tha Rama.
Sipas Ramës, fryma e zgjerimit është deformuar dhe ka kaluar nga një frymë bashkimi në një proces për marrjen peng të shteteve të ndryshme.
“Së dyti tema kryesore ishte Republika e Maqedonisë së Veritu, ishte Maqedonia njëherë e një kohë, dhe më pas 17 vjet më pas është ende në pritje si kandidate për çeljen e bisedimeve. Ndryshoi emrin, por nuk bëri dallim. Imagjinoni Francën të ndryshojë emrin. Shqipëria është prej tetë vitesh në pritje. Është me rëndësi të thoja të vërtetën, arsyeja nuk është thjesht Bullgaria, është fryma e deformuar e zgjerimit. Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët tek marrja peng. Çështja e Bullgarisë është një turp, Një vend i NATO-s që merr peng një vend tjetër të NATO-s”, ka shtuar Rama.
“Ju them që Vladimir Putin është shumë sëmurë, por ky vendi këtu nuk duket shumë i shëndetshëm. Ne nuk do të presim Godonë, unë e kam thënë dhe më vinte keq por ca njerëz që dje ishin optimistë. Nuk erdha këtu me idenë që do të ndodhte diçka. RMV dhe Shqipëria janë së bashku…por është BE që thotë askush të mos lëvizë. Ne kemi lëvizur dhe do lëvizim për të ringjallur këtë frymë të Europës, pjesën tonë që është Berlini i Procesit për të ringjallur këtë frymë”, ka sqaruar Rama.
“Kam kërkuar mbështetje të plotë për Ballkanin e Hapur sepse edhe këtë janë të ndarë a thua se do jetojnë në Ballkan. Natyrisht janë dashamirës…fjalët janë të bukura, por do të ishe më bukur nëse do të realizonit fjalët. Por një ditë do të bëhemi edhe ne anëtarë të mirë të BE. Nuk dua të marr më shumë kohë, por ka një tjetër peng”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se pavarësisht “Open Balkan”, rajoni nuk ka nevojë për lufta, tensione dhe gjakderdhje.
“Thirrjen time të fundit është mos lini që besimi që shqiptarët kanë tek Europa pavarësisht farsave sepse për herë të parë kemi mundësi të jemi aty ku duam, për ne Europa nuk është Brukseli, është fe. Shqiptarët do të vazhdojnë. Lutja ime për ta ishte ju lutemi mos e lini BE të bëhet kongregacion priftërinjsh që diskutonin seksin e engjëjve ndërsa binin muret e Konstadinopojës”, tha në fund Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri