LAJMI I FUNDIT:

Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani, foli për tranzicionin e FSK-së

Rama mori pjesë në Konferencën e Shefave të Mbrojtjes në Gjermani, foli për tranzicionin e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, mori pjesë në Konferencën e 27-të vjetore të shefave të Mbrojtjes, e cila u mbajt në Wiesbaden të Gjermanisë nga data 23-25 tetor 2019.

Sipas njoftimit për media në këtë konferencë morën pjesë mbi 37 shefa të Mbrojtjes të shteteve evropiane, anëtare të NATO-s dhe shtete partnere të Kosovës.


“Konferenca e Shefave të Mbrojtjes u organizua nga Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe kishte për tematikë „Gatishmërinë Strategjike“, në kontekst të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së gatishmërisë kolektive bazuar në sfidat aktuale të sigurisë në botë. Po ashtu temë e kësaj konference ishte edhe ndërveprimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s si dhe aftësia për t’u adaptuar ndaj sfidave të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës zhvilloi takime me shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane gjeneralin James McConville dhe komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Christopher Cavoli, si dhe me homologë të shumtë të shteteve mike.

“FSK-ja mbetet e përkushtuar në ndërtimin e aftësive të reja mbrojtëse sipas planit të tranzicionit, në mbështetje të plotë të partnerëve strategjikë, si dhe mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kapaciteteve në të gjitha fushat me qëllim të ndërveprimit me partnerët strategjikë dhe me shtetet tjera partnere”, ka thënë Rama./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori