Reforma në drejtësi ka lidhje të drejt për drejtë me ekonominë dhe punësimin, tha kryeministri Edi Rama para studentëve të universitetit të Shkodrës.
Për rritjen ekonomike duhet të rritet kapaciteti i injektimit të parasë dhe kjo bëhet falë investimeve.
“Vettingu që është sot fjala më e përdorur në gjuhën shqipe janë instrument i pazëvendësueshëm për të zhvilluar më tutje ekonominë dhe për të rritur punësimin, drejt për drejtë”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi dhe njëherë korrupsioni në gjykata që pengon zhvillimin e pronës, duke iu referuar turizmit në bregdet dhe nevojës së ndërtimit të resorteve me pesë yje të certifikuara.
“Nëse duam një ekonomi të rritet më shpejt dhe ne e duam një ekonomi që rritet më shpejt, sepse ne sot e kemi 3.5 për qind nga zero pikë asgjë në 2013, por ne na duhet më shumë. Na duhet mbi 5% që të marrim një impakt direkt në çdo tryezë familjare dhe në punësim. Që të rritemi mbi 5% duhet të rrisim kapacitetin e injektimit të parasë në ekonomi. Dhe ne bëjmë gjithçka mundemi për të injektuar sa më shumë para në ekonomi dhe konsum me të ardhurat tona. po sado të rrisim të ardhurat, nëse nuk rrisim investimet e brendshme dhe të huaja, më shumë se sa sot, do e kemi shumë të vështirë të shkojmë tek 5%. Kusht themelor është qëndrueshmëria e marrëveshjes bazë të një shteti demokratik që është marrëveshja e pronës. Si mund të rrisim ne më tutje investimet në turizëm, të huaja, se të brendshme janë rritur dhe vazhdojnë të rriten. Po kemi nevojë për disa komplekse turistike me 5 yje, jo me yjet që i vënë vetë shqiptarët me çekan e gozhdë, flasim për yje të certifikuara”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak