LAJMI I FUNDIT:

Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në vitin 2024

Rama: Hekurudha Tiranë-Durrës përfundon në vitin 2024

Në hekurudhën Tiranë-Durrës vijojnë me ritme të larta punimet, të cilat pritet të përmbyllen në vitin 2024.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për ndërtimin e kësaj hekurudhe.

Rama tha se “hekurudha Tiranë-Durrës është një tjetër projekt i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e ku përfundimi fizik i veprës pritet të përmbyllet në 2024. Qytetarët do të kenë në dispozicion një formë të re transporti, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe pa asnjë ndikim në mjedis”.


21 milionë euro investime në hekurudhën shqiptare në vitin 2022, 63 për qind për linjën Durrës-Tiranë
Lexo po ashtu 21 milionë euro investime në hekurudhën shqiptare në vitin 2022, 63 për qind për linjën Durrës-Tiranë

Kryeministri Rama bëri të ditur se falë kësaj linje hekurudhore koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Hekurudha Tiranë-Durrës konsiderohet si zgjidhja më e mirë për të udhëtuar drejt qytetit bregdetar dhe portit më të madh të vendit, sikundër edhe drejt aeroportit të Rinasit.

Durrësi konsiderohet nyja më e rëndësishme, pasi prej Durrësit do të nisen rrugët e tjera hekurudhore që kanë të bëjnë me Korridorin 8. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn

Drejtësi
Kalo në kategori