Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj.

Në fjalën e tij, kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për Camajn, ndërsa sulmoi ata që e cilësuan shkrimtarin si ish-sigurims, duke thënë se ‘djajtë’ nuk e lanë të qetë as në botën tjetër.

“Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë. Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë. Si kryeministër vij me kënaqësi për t’i shprehur konsideratën Autoritetit të Dosjes për punën aspak të lehtë, por të madhe që ka bërë dhe për ta inkurajuar që të vazhdojë punën, si dhe të dalë më shumë nga suaza e vet, për t’i përcjellë më shumë publikut fjalë si ato të që tha drejtuesja e këtij institucioni. Për mua është nder të marr pjesë në një tjetër varrim sot këtu, në varrimin e shpifjeve që Martin Camaj mori, jo më nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë”, ka thënë Rama. /BW/