LAJMI I FUNDIT:

Rama: Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur!

Rama: Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur!

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama foli sot në Asamblenë e Zgjeruar Socialiste në Durrës, ku ndër të tjera u shpreh se, Shqipëria është një vend më i sigurt dhe se, vit pas viti, kemi rënie të vrasjeve.

Rama u ndal dhe te Reforma në Drejtësi, ku tha se ka rënë miti e pandëshkueshmërisë dhe dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur.


Për kreun e qeverisë, të shohë njerëz me të cilët ka punuar të shkojnë në burg, nuk është e lehtë dhe as ndonjë ndjesi e kënaqshme, por shton se është gjëja e duhur.

“Shqipëria është vend i vjedhjes më të ulët të shtëpive në të gjithë Europën. Këtë vit kemi një rënie drastike të rasteve të vrasjes dhe gjëja që dëgjon nga turistët që vijnë në Shqipëri, është siguria. Siguria do të bëhet një mall i shtrenjtë. Ky është një moment i rëndësishëm për ne. Sigurisht ka dhe më mirë, por ne kemi hyrë në një fazë tjetër. Lufta për Reformën në Drejtësi do ta na çoje atje ku duhet, tashmë kanë filluar të shikohen shenja domethënëse. Në Shqipëri ka rënë miti i pandëshkueshmërisë, kur disa kohë më parë dukej i pamundur.

Dita kur sheh një ministër në burg ka ardhur. Ka ardhur, jo për të ikur, por për të qenë pjesë e jetës shoqërore ku kush del nga rruga e zotit dhe e ligjit duhet të përballet me ligjin. Kush merr besimin, mbështetjen e njerëzve dhe pastaj me forcën i jep detyra kërkon të fitojë në mënyrë të paligjshme do të përballet me ligjin. Dhe kur ne thoshim, duam një drejtësi që të godasë majtas e djathtas, shumë kush thoshte se është propagandë, por faktet kanë treguar të kundërtën.

Nuk është e lehtë dhe e kënaqshme kur sheh njerëz që ke ndarë rrugën tënde, papritur shfaqin një tjetër fytyrë pasi janë përzier në punë që nuk janë punë e përbashkët. Por nga ana tjetër, është gjëja e duhur”, tha ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri Rama./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori