Rama: Çerdhja e re moderne në Dardani do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se çerdhja e re në Dardani, do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë.
Rama ka deklaruar se po sigurojnë kushte të denja për fëmijët, transmeton Telegrafi.
"Kjo çerdhe moderne në Dardani, me sipërfaqe prej 2,000 m², do të ofrojë hapësirë për 120 fëmijë. Po krijojmë kushte të denja dhe të sigurta për edukimin e hershëm të fëmijëve tanë. Infrastruktura parashkollore po zgjerohet në të gjitha lagjet e Kryeqytetit, sepse çdo fëmijë meriton një fillim të mbarë", deklaroi ai përmes një postimi në Facebook./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































