LAJMI I FUNDIT:

Rama i bën thirrje Kosovës të firmosë planin franko-gjerman dhe ta zbatojë atë pavarësisht refuzimit nga Serbia

Rama i bën thirrje Kosovës të firmosë planin franko-gjerman dhe ta zbatojë atë pavarësisht refuzimit nga Serbia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Kosovës që të firmosë planin franko-gjerman.

Në fjalën e tij Rama theksoi se Kosova ka në krah të gjithë aleatët e saj duke shtuar se duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të ecë në rrugën e saj Europiane.


“E mira e madhe e Kosovës është të firmos unilateralisht të gjithë marrëveshjen dhe sikur Serbia të mos e dojë kurrë. Pastaj le tja lërë në dorë BE dhe t’i thotë këto ishin obligimet e planit franko-gjerman, ne i kemi dokumente dhe doni zbatojmë. Nuk na intereson fare se çfarë bën Serbia”, tha Rama.

“Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq
Lexo po ashtu “Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

“E bën për veten e vet. Paqen e bën me veten e vet. Paqja bëhet me armikun. Është e tmerrshme të mendosh që ky është një oportunitet i artë në tavolinë që Kosova ka në krah të gjithë aleatët që duhet të ketë, çlirimtarët e saj dhe të mbytet me një lugë ujë se çfarë bën e çfarë nuk bën Presidenti I Serbisë. Duhet të veprojë e pavarur nga Serbia dhe të vazhdojë rrugën e saj Europiane. Këto janë kushtet. Këto janë mundësira themeltare për ta çuar përpara procesin e paqes”, tha ai. /Telegrafi/