LAJMI I FUNDIT:

Raketa që vrau liderin e Al-Qaedas “nuk shpërthen” – ajo bën diçka shumë më të keqe

Raketa që vrau liderin e Al-Qaedas “nuk shpërthen” – ajo bën diçka shumë më të keqe

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi vdekjen e liderit të Al-Qaedas, Ayman al-Zawahiri, por të dhënat për armët e përdorura gjatë atij likuidimi nuk dihen plotësisht. Siç doli, bëhet fjalë për një raketë të fuqishme të njohur si “bombë ninja”.

Në fjalimin e shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, Biden përmendi se sulmi u krye nga një dron. Një zyrtar amerikan u tha gazetarëve në kushte anonimiteti se droni hodhi dy raketa Hellfire dhe se nuk kishte nevojë për një prani ushtarake amerikane në vend.


Kabuli, nga ana tjetër, fillimisht e mohoi sulmin me dron duke iu referuar një “rakete” që goditi një “shtëpi të zbrazët” përpara se të pranonte të martën në mëngjes se dronët amerikanë kishin kryer sulmin ajror, raportoi LeMonde.

Nuk pati shenja të një shpërthimi apo viktima kolaterale në ndërtesën e synuar, megjithëse familja e liderit të Al-Qaedas ishte e pranishme në shtëpi. Të gjitha këto të dhëna tregojnë për përdorimin e një rakete sekrete, e cila besohet se ka qenë e përfshirë në vrasje të tjera të synuara të liderëve ekstremistë, por që Pentagoni nuk e ka konfirmuar kurrë përdorimin e saj.

Ayman Al-Zawahiri u vra më 31 korrik kur dy raketa goditën një shtëpi në Kabul. Kjo shtëpi trekatëshe ndodhet në Sherpur, një zonë e pasur e kryeqytetit afgan, ku disa vila janë të pushtuara nga zyrtarë dhe komandantë të lartë talebanë, raporton abcnews.

Udhëheqësi i Al-Qaedas u pa “shumë herë dhe gjatë një periudhe të gjatë kohore në ballkon, ku thuhet se u vra në sulm”, shtoi zyrtari amerikan. Në ndërtesë nuk pati shenja shpërthimi dhe askush tjetër nuk u lëndua nga sulmi.

Këto fotografi thuhet se tregojnë shtëpinë në Kabul ku u vra shefi i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri
Lexo po ashtu Këto fotografi thuhet se tregojnë shtëpinë në Kabul ku u vra shefi i Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri

Familjarët ndodheshin në shtëpi, por nuk u lënduan. Fotot tregojnë se dritaret në katin e parë janë thyer, por pjesa tjetër e ndërtesës, duke përfshirë dritaret në katet e tjera, ka mbetur e paprekur.

Çfarë është raketa Hellfire P9X?

Zyrtarët amerikanë kanë përmendur përdorimin e raketave Hellfire dhe veçanërisht Hellfire AGM-114, të njohur për shpërthimet e tyre të fuqishme dhe dëmet shpeshherë anësore që ato shkaktojnë.

Gjurmët e mbetura pas sulmit amerikan në shtëpi sugjerojnë, siç theksoi në një postim në Twitter ish-gazetari investigativ amerikan Jay Hancock, se CIA përdori një lloj tjetër rakete – “Hellfire P9X”.

Kjo raketë njihet si “bomba ninja” dhe është zhvilluar nën administrimin e presidentit amerikan, Barack Obama.

Ai nuk ka ngarkesë shpërthyese dhe është i pajisur me gjashtë tehe që aktivizohen para goditjes, duke copëtuar objektivin pa asnjë efekt shpërthimi.

Tre kandidatë për liderin e ri të Al-Qaedas pas vrasjes së Zawahirit
Lexo po ashtu Tre kandidatë për liderin e ri të Al-Qaedas pas vrasjes së Zawahirit

Përdorimi i “P9X” nuk është pranuar kurrë zyrtarisht nga Pentagoni apo CIA, dy entitetet amerikane përgjegjëse për vrasjet e synuara të liderëve ekstremistë.

Kjo armë misterioze u emërua “Flying Ginsu” sipas një reklame të famshme televizive nga vitet 1980 për thikat e kuzhinës të markës Ginsu, të cilat shpesh mund të prenë nëpër kanaçe alumini dhe ende mbeten krejtësisht të mprehta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori