LAJMI I FUNDIT:

Rajoy: Referendumi katalanas, veprim i patolerueshëm

Rajoy: Referendumi katalanas, veprim i patolerueshëm

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy deklaroi sot në Madrid se zhvillimi i një referendumi për vetëvendosje nga krerët e Katalonisë përbën një veprim të patolerueshëm të mosbindjes për institucionet demokratike.

Rajoy njoftoi se qeveria e tij i kërkon Gjykatës Kushtetuese të anulojë Ligjin mbi organizimin e referendumit të miratuar të mërkurën nga Katalonia.


“Të gjithë kryebashkiakët e rajonit do të paralajmërohen për detyrën e tyre për të penguar ose paralizuar organizimin e këtij votimi”, theksoi ai.

Rajoni spanjoll i Katalonisë do të zhvillojë një referendum për pavarësinë më 1 tetor. Dje kuvendi i këtij rajoni ka miratuar Ligjin, që i mundëson mbajtjen e refrendumit.