LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci fiton përballjen fantastike ndaj Trepçës

Rahoveci fiton përballjen fantastike ndaj Trepçës
(Foto: Shqipron Berisha/basketbolli.com)

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Rahoveci ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Trepçën me rezultat 79-78 (22:20, 21:19, 17:15, 19:24), në xhiron e 21-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte shumë interesant dhe i balancuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e lartë dhe kjo pjesë përfundoi 22:20. Edhe periudha e dytë shumë e barabartë dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat në parket, e kjo bëri që asnjëra skuadër nuk kishte epërsi shumë të lartë, megjithatë, vendasit për një nuancë ishin më të mirë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 43-39.

Për Vreshtarët kjo sfidë ishte shumë interesante dhe kjo bëri që të qasen me seriozitetin më të madh përballjes, në periodën e tretë ishin në epërsi deri në nëntë pikë, 55:46, por mitrovicasit nuk dorëzohen dhe afrojnë shifrat, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:54.


Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesant dhe u zhvillua ndeshje dramatike deri në fund. Vendasit dy minuta nga fundi ishin në epërsi 78:74, megjithatë, Xehetarët me katër pikë radhazi barazuan shifrat në 78:78, por ndeshjen e vendosi Ivan Koljeviq, i cili shënoi një herë nga dy tentime nga gjuajtjet e lira.

Te Rahoveci u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 13 kërcime e katër asistime dhe DJ Dunans me 15 pikë, 12 kërcime e gjashtë asistime, kurse te Trepça më i dalluari ishte Andrew Gordon me 14 pikë e 13 kërcime.

Rahoveci ka shtatë fitore e 13 humbje, kurse Trepça 14 fitore e shtatë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

Barcelona propozon marrëveshje shkëmbimi para plus lojtar për Rafael Leaon

La Liga
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Legjenda e Ligës Premier akuzohet për përdhunimin e një të miture

Premier League
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Rashford merr vendimin e madh për të ardhmen pas vetëm pesë ndeshjeve me Aston Villën

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori