LAJMI I FUNDIT:

Radiostacionet në Guam japin gabimisht paralajmërimin për sulm ajror

Radiostacionet në Guam japin gabimisht paralajmërimin për sulm ajror

Dy radiostacione në ishullin Guam gabimisht kanë emituar paralajmërimin për rrezik nga sulmet ajrore, ndërsa banorët menduan se kërcënimet janë të vërteta.

Radiostacionet, një kanal muzikor dhe një rrjet i krishterë, paralajmëruan dëgjuesit në ora 12.25 sipas kohës lokale për rrezik në afërsi të Guamit, ndërsa paralajmërimi ka zgjatur vetëm 15 minuta, shkruan gazeta britanike “Guardian”.


Shërbimi i sigurisë së brendshme njoftoi se paralajmërimi i rrezikut për civilët ishte “gabim njerëzor”, në momentin kur lideri veri-korean Kim Jong-un vazhdon të bëjë presion duke shqyrtuar hartat, të cilat tregojnë rrugëtimin raketor në drejtim të ishullit Guam, territor amerikan në Oqeanin e Qetë, transmeton KosovaPress.

Banorët dhe turistët në Guam janë të shqetësuar për shkak se Koreja Veriore ka dalë me një plan të hollësishëm për shkrepjen e katër raketave në ujë, në afërsi të këtij ishulli, në të cilin jetojnë 162.000 banorë.a