LAJMI I FUNDIT:

Radiofrekuenca Bipolare në Spitalin Amerikan në Kosovë, pajisja më e avancuar për trajtimin e venave varikoze!

Radiofrekuenca Bipolare në Spitalin Amerikan në Kosovë, pajisja më e avancuar për trajtimin e venave varikoze!

Spitali Amerikan, institucioni privat shëndetësor më i madh në Kosovë është gjithmonë në punë të vazhdueshme për të ofruar shërbim cilësor të gjithë pacientëve, duke fituar kështu edhe besimin e atyre pacientëve që deri pak kohë më parë detyroheshin të udhëtonin drejt Shkupit apo Beogradit për trajtime mjekësore.

Kjo falë profesionalizmit të mjekëve por edhe investimit të vazhdueshëm që Spitali Amerikan bën në fushën e teknologjisë duke i ofruar stafit mjekësor aparaturat më të fundit të trajtimit.


s1

Së fundmi Spitali Amerikan ka siguruar për Departamentin e Kirurgjisë Vaskulare, aparaturën e Radiofrekuencës Bipolare, të parin në vend që do i shërbejë pacientëve me probleme të venave.

Kjo aparaturë bashkëkohore për trajtim të venave varikoze ofron trajtim endovaskulare të patologjive venoze.

Më këtë procedurë endovaskulare me anë të Radiofrequencës Bipolare, kuptojmë trajtim të venave varikoze (operacion) pa prerje, pra me Rreze Radiofrequente.

Ndërhyrja është pa dhënie të 1/2 të litrit të tretjes në këmbën e pacientit, që deri më tani ishte me teknikën e vjetër me aparaturën që posedojnë spitalet e tjera në rajon dhe Kosovë.

s2

Me anë të Radiofrequencës Bipolare, nuk ka nevojë të injektohet tretje e tillë dhe si rezultat ndërhyrja kryhet pa dhimbje dhe pa komplikacione apo thënë më saktë komplikacionet janë minimale krahasuar me ndërhyrjet e deritashme.

Procedura me këtë aparaturë është e gjitha endovaskulare, me një shpim të zogu i këmbës nga brenda dhe dhënien e një medikamenti pas veprimit terapeutik në venat varikoze, të venës së jashtme.

s3

Mobilizimi i pacientit është i shpejtë me vendosjen e çorapes kompresive (elastike) pas operacionit dhe aftësia për punë e pacientit të cilit i është realizuar ndërhyrja me këtë aparaturë është pas 24 orëve.

Ajo që vlen të cekët është se përsëritja apo dalja e venave, pas kësaj ndërhyrje është mundësi minimale apo e pa mundur si edhe më e rëndësishmja mundëson trajtim të venave në çdo stinë të vitit.

Pajisja si e tillë nuk shkakton efekte anësore as për pacientin e as për personelin që punon me të.

Kirurgët Vaskularë të Spitalit Amerikan, për aparaturën – Radiofrequence Bipolare, thonë se është aparatura më bashkëkohore dhe më e duhura për trajtimin e problemeve të venave të sëmura, këtë aparaturë të vetmen në Kosovë dhe rajon e posedon vetëm Spitali Amerikan.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori