Radio Dukagjini i ka mbushur 23 vjet që është duke u transmetuar në frekuencën 106.3, ku kishte nisur punën si një radio lokale në qytetin e Pejës për t’u bërë Radio më e dëgjuar në Kosovë.
Ideja për mediumin kishte lindur vite më parë. Ishte Agim Lluka, ai që e shpalosi, i cili më vonë u bë edhe drejtor i Radio Dukagjinit.
Ai e shtroi para Feim Kurhasanit këtë ide, por ishte për një televizion në Pejë.
Por, lufta do ta lërë në një skutë idenë, e cila do të riaktualizohej në vjeshtën e 99-ës, kur kishe ardhur koha të flitej për radio.
Radioja filloi në formë programi testues me një staf, pjesa dërmuese e të cilit ishin pa përvojë, por entuziastë, ambiciozë e të palodhshëm dhe, pikërisht për këtë, doli punë e sukseshme.
Ideatori Agim Lluka, tash I ndjerë, nuk preferonte të fliste për radion dhe sukseset e saj, një në vargun e sukseseve që bart vulën e kësaj familjeje. Por, për sukseset e kësaj familjeje flasin të tjerët.
Viti 2001 është vit i veçantë për mediumin tonë. Në shtator hapet TV Dukagjini në Pejë, derisa më 11 Qershor, pikërisht në Ditën e çlirimit, Radio Dukagjini ia dhuroi Prishtinës studion.
Në krye të studios në Prishtinë vendoset një emër i njohur i radiogazetarisë kosovare, Hivzi Krasniqi. Krah tij, disa profesionistë dhe pjesa tjetër të rinj me shumë vullnet për punë.
Dhe sot në 23-vjetorin e Radio Dukagjinit, pjesëtarët e këtij institucioni, si ata që ishin që nga krijimi, por edhe ne të cilët po e mbajmë traditën e Radio Dukagjinit, themi se nuk kemi qenë të vetëdijshëm se do të arrihet ky sukses, nisur nga fakti se është viti i 23-të që Radio Dukagjini mban primatin si radio më e dëgjuar në gjithë rajonin e Kosovës.
Për të mbajtur primatin e Radios më të dëgjuar në vend, sigurisht se duhet punë e pandalshme kreative.
E Drejtoresha e programacionit në Radio Dukagjini, Edita Doli Muhaxhiri, thotë se Radio Dukagjini do të vazhdojë me shumë projekte që do të jenë atraktive e fitimprurëse për dëgjuesit, pasi siç thotë Doli, janë pikërisht dëgjuesit dhe natyraliteti i tyre që e bëjnë të veçantë Radio Dukagjinin.
“Të mbulosh çdo ngjarje në mënyrë korrekte të paanshme ose të ndihmosh dhe shumë familje, e të grumbullosh shumë të holla nga masë e madhe e dëgjuesve sa ka Radio Dukagjini, që i ka vetëm radio Dukagjini, është fat por dhe përgjegjësi e madhe. Por kjo përgjegjësi lehtësohet kur e ke një ekipi fantastike afër vetës”, kështu e ka vlerësuar Edita Doli Muhaxhiri
Gjithashtu, edhe drejtori i RTV Dukagjinit, Dardan Belegu, tha se çelësi i suksesit të radios janë dëgjuesit dhe afërsia me ta. Pavarësisht se mbajmë primatin si radio më e dëgjuar, Belegu ka premtuar se nuk do të ndalen duke sjellë gjëra të bukura te dëgjuesit.
Data 16 shtator për Dardan Belegun, tani drejtor i RTV Dukagjinit, është shumë e veçantë pasi është data kur ai ishte bërë pjesë Radio Dukagjinit.
Më tej Belegu ka treguar me nostalgji për emisionin e tij të parë që transmetohej në frekuencat 106.3.
“16 shtator 1999 isha me një copëz të vogël që i bie një emision herë në javë në radio Dukagjini, e cila ishte Radio Lokale e që pëlqehej nga të gjitha ata që kishin mundësi të bëheshin pjesë e këtyre frekuencave”, ka shtuar ai.
“Së bashku të rritemi për këto 23 vjet, të jem pjesë e Radio Dukagjinit, fatmirësisht mësova shumë gjëra të bukura, dhe përjetova shumë gjëra të bukura edhe takova shumë e shumë njerëz të cilët e përqafuan Radio Dukagjinin, i përqafuan frekuencat e shumta që i kemi në të, për Kosovë dhe jashtë saj, si dhe përmes internetit që kemi mundësinë ta përçojmë zërin tonë te bashkatdhetarët tanë që janë në diasporë, ndjen shumë e veçantë”.
“Kështu që 23 vjet kaluam së bashku, por që mua me duket sikurse ka nisur gjithçka dje, kjo është e bukuar që gjitha këto ditë e këto muaj apo gjithë këto vite që kanë kaluar ishin momente të veçanta të bukura me një përvojë shumë të veçantë që i kaluam së bashku”.
Tutje, Belegu u ka bërë me dije dëgjuesve se pavarësisht që janë bërë 23 vjet “nuk do të ndalimi asnjëherë dhe më të rejat dhe me të bukurat që gjithmonë i sjellim nëpërmjet valëve tona. Unë ju përshëndes dhe faleminderit që qëndroni çdo herë me ne”.
“Urime gëzuar për të gjithë dëgjuesit që e përcjellin e frekuencën 106.3”, ka përfunduar ai.
Emri i Korporatës “Dukagjini” është i lidhur ngushtë me përpjekjet e gjithanshme të shoqërisë, për nismat e ekonomisë private. Në saje të punës këmbëngulëse, të palodhshme dhe vullnetmirë të z. Ekrem Llukës, sot “Dukagjini” ka arritur kudo, duke zgjeruar vazhdimisht gamën e prodhimeve dhe të shërbimeve cilësore dhe besnikërinë profesionale te të gjithë afaristët. Korporata “Dukagjini”, me qindra të punësuar, paraqet një hallkë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Nga Korporata “Dukagjini”, sot, me të drejtë thonë se ky investim i rëndësishëm dhe me peshë, po vazhdon të korrë suksese. Sot, kur përmbledhim punën e Radio Dukagjinit, me kënaqësi konstatojmë se ia dolëm. Radio Dukagjini me frekuenca: 99.7, 94.5, 104.7, 92.7, 105.1, në programin satelitor, Televizionin dhe portalin www.dukagjini.com.
Radio Dukagjini, me slloganin “Një Jetë me Ty”, me 23 vjet jetë, 23 vjet rrugëtim, 23 vjet shoqëri, duke dhënë dashuri për dëgjuesit.
Radioja Dukagjini, rrofsh sa malet e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025