LAJMI I FUNDIT:

Radikalët e Sheshelit sulmuan fizikisht Natasha Kandiqin dhe aktivistë të tjerë të OJQ-ve në Beograd

Radikalët e Sheshelit sulmuan fizikisht Natasha Kandiqin dhe aktivistë të tjerë të OJQ-ve në Beograd

Anëtarët dhe simpatizuesit e Partisë Radikale Serbe kanë sulmuar sonte fizikisht aktivistët e organizatave joqeveritare, para fillimit të promovimit të librave të liderit të radikalëve, Vojislav Sheshel, në objektin e Qytetit të Vjetër në Beograd.

Aktivistët e Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Forumi ZFD dhe Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut shkuan në promovimin e librave të Sheshelit, me qëllim për të marrë pjesë dhe të pranishmëve t’ua shpërndajnë Dosjen e FDH “Krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë”.


Siç raporton Beta, anëtarët dhe simpatizantët e radikalëve në mënyrë të vrazhdë kanë shtyrë aktivistët, i hodhën në dysheme dhe i nxorën jashtë ambienteve komunale me fyerje e sharje, përcjell Telegrafi.

“Ne hymë në sallë, ata filluan të na hedhin, duke na shtyrë dhe sharë… E rrëzuan Natasha Kandiqin edhe mua dhe na nxorën jashtë. Nuk pamë askënd nga personeli i sigurisë komunale, as polici. Në një moment erdhi Shesheli dhe u tha të na nxjerrin jashtë”, tha Natasha Govedarica, drejtore e zyrës në Beograd të organizatës gjermane Forumi ZFD.

“Dikur ishte e mundur të shkonim në tribunat e organizuara nga mbështetësit e Ratko Mladiqit, organizata të ndryshme ekstremiste të krahut të djathtë. As atëherë nuk jemi pritur mirë, por nuk kishte dhunë. Kjo sonte ishte tubim që po zhvillohej në ndërtesën e një institucioni. Ata ishin në gjendje të na shkelnin. Urdhri i Sheshelit ishte që të na nxirrnin jashtë. Ata na shtynë dhe disa prej nesh ranë. Nëse do të ishte një urdhër tjetër, kush e di se çfarë do të ndodhte”, tha  Natasha Kandiq nga FDH.

Ajo tha se ky rast, si dhe shumë të tjerë kohët e fundit, tregojnë se ekstremistët nuk më kanë frerë dhe ata mendojnë se mund t’u bëjnë çka të donë atyre që nuk mendojnë si ata. “kjo është sikur të mos ketë ligj. Ndërtesa komunale është një objekt publik, ata nuk kanë të drejtë të rrahin, godasin e hedhin njerëzit në dysheme”, tha Natasha Kandiq.

Vojislav Seshel u dënua me 10 vjet burg në Hagë, ndër të tjera edhe për për krimet kundër kroatëve dhe jo-serbëve të tjerë në Vojvodinë gjatë viteve  të 90-ta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori