LAJMI I FUNDIT:

Rada Trajkoviq: Për votuesit e Vuçiqit, 10.000 dinarët janë më të rëndësishëm sesa Kosova

Rada Trajkoviq: Për votuesit e Vuçiqit, 10.000 dinarët janë më të rëndësishëm sesa Kosova

Politikania Rada Trajkoviq ka vlerësuar se për elektoratin e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe Aleksandar Vuçiqin, marrja e ndihmës prej 10 mijë dinarë (rreth 85 euro) është më e rëndësishme se statusi i Kosovës.

Trajkoviç i tha agjencisë Beta se Vuçiq ka korruptuar votuesit dhe se kjo tregon se shumica e serbëve nuk janë të përkushtuar fort ndaj asaj që ajo e ka quajtur kombëtare.


“Me atë korrupsion të vogël social, që ndodhi në prag të zgjedhjeve, Vuçiq mund të marrë mbështetjen e shumicës për zbatimin e çdo projekti në dëm të shtetit të Serbisë. Ky është një rrezik i madh për ne, dhe nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare e sheh forcën numerike të Vuçiqit në këtë, domethënë që përmes korrupsionit të njerëzve të varfër mund të realizohen të gjitha projektet që u përshtaten atyre, edhe pse ata nuk janë në interesi i popullit serb”, citohet të ketë thënë Trajkoviq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

Madje, sipas saj, shumica e banorëve të Serbisë janë varfëruar aq shumë sa kanë humbur një pjesë të dinjitetit të tyre.

“Për pensionistët dhe njerëzit që jetojnë në prag të ekzistencës, është më e rëndësishme të marrin 10 mijë dinarë ndihmë nga buxheti i Republikës, sesa fati i Kosovës. Është e pashpjegueshme që serbët nga Kosova, të cilët vuajnë pasojat e tmerrshme të politikës së gabuar të Vuçiqit dhe që e dinë se kush e vrau Oliver Ivanoviqin, të votojnë për ata për të cilët një popull dinjitoz nuk do të votonte kurrë. Thelbi i të gjitha problemeve tona është se aparati mafioz-korrupsion i Vuçiqit po blen votues”, theksoi Trajkoviq.

Ndërsa e pyetur nëse Qeveria e Serbisë do t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës, Trajkoviq tha se Beogradi tashmë i ka njohur të gjitha dokumentet e Kosovës.

Ajo është pyetur edhe rreth asaj nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i zbatojë të gjitha obligimet e pranuara me Marrëveshjen e Ohrit.

Lidhur me këtë, Trajkoviq mendon se ngjarjet në Banjskë nga 24 shtatori ia hoqën fuqinë presidentit serb në bisedime. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Ministritë britanike dalin me deklarata mbi numrin e viktimave ruse dhe meshkujve rusë me aftësi të kufizuara

Botë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori