LAJMI I FUNDIT:

Racizmi gjithnjë e më i shprehur në industrinë e modës

Racizmi gjithnjë e më i shprehur në industrinë e modës
(Foto: Instagram/stellajean_sj_)

Dizajnerja italiane, Stella Jean, ka thënë se duhet bërë shumë më tepër kur është fjala për eliminimin e racizmit në industrinë e modës

Qasjet raciste ndaj modeleve me ngjyrë në Itali janë të llojit: “Ti je zezake, si mund të jesh italiane?”; “A i lani flokët?”, e të ngjashme.


Stella është dizajnere italiane që ka origjinë nga Haiti, ndërsa këtë vit ka vendosur që të mos marrë pjesë në Javëne Modës në Milano, si shenjë proteste ndaj racizmit në industrinë italiane.

Ajo ka nisur fushatën e titulluar “A janë të rëndësishme jetët e personave me ngjyrë në modën italiane?”, përmes të cilës tenton të nxitë sa më shumë brende që të angazhojnë persona me ngjyrë.

“Të rritesh si zezake në Itali është ekstremisht vështirë. Vazhdimisht dëgjoni gjëra të tmerrshme për veten. Unë jam e vetmja anëtare e Këshillit Italian të Modës nga 113 persona që janë me lëkurë të zezë”, ka thënë ajo.

Dy vite më parë, Prada kishte lansuar një koleksion që kishe konotacion racist që kishte nxitur reagime të shumta.

Këshilli Italian i Modës ka deklaruar se shumë brende përpiqen të ndihmojnë në eliminimin e racizmit, porse edhe qeveria dhe organizatat tjera duhet të angazhohen në ndryshimet pozitive. /Telegrafi/