LAJMI I FUNDIT:

Racioni prej 75 kalorish: Sallata nga manaferrat, djathi i dhive dhe rukola

Racioni prej 75 kalorish: Sallata nga manaferrat, djathi i dhive dhe rukola

Edhe pse rukola ka shije të hidhur, konsiderohet që është afrodiziak i vërtetë, mirëpo shkëlqyeshëm shkon me pemë të cilat sallatës i japin notë të ëmbël

Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.


Sallatës së këtillë patjetër duhet shtuar edhe ndonjë fryt arror dhe i qitet vaj ulliri, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

▪ një grusht manaferra,
▪ djathë i dhive,
▪ sallatë rukole,
▪ vaj ulliri,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ djathë balzamik.

Përgatitja:

Sallata përgatitet thjesht, ndërsa për fillim lahet rukola, kullohet dhe përhapet në pjatë.

Manaferrat gjithashtu lahen dhe radhiten mbi rukolë. Djathi i dhisë me gishta thërrmohet.

Me rukolën shkojnë shkëlqyeshëm fëstëkët, por edhe arrat, bajamet dhe lajthitë. Vetë zgjidhni shijen sipas dëshirës.

Kripë dhe piper u shtohen sipas shijes, andaj sipër qitet djathi balzamik dhe vaji i ullirit.

Sallata do të marrë shije plotësuese nëse i shtoni edhe ndonjë pemë, si p.sh. kajsi, apo sallatë të gjelbër. /Telegrafi/