Peter Sturm
Për Kim Jong-unin është shkruar shumë. Me të drejtë. rrallëherë është shkruar vërtetë diçka me dashamirësi për të. Por, në situatën aktuale, që mund të shndërrohet në një krizë, një meritë mund t’ia vësh në dukje kreut koereano-verior të shtetit: Kim Jong-un po vepron jo pa arsye. Duket se ai ka një strategji. E këtë e ndjek me këmbëngulje të madhe, ngjashëm si edhe i ati Kim Jong-il dhe gjyshi i tij Kim Il-Sung. Por, ndryshe nga dy të mëparshmit, me sa duket Kim Jong-un ndjen presion akut kohor. Kjo sigurisht ka të bëjë me ndryshimin e qeverisë në Uashington.
Qeveria Trump ka deklaruar, se strategjia e Obamas “strategjia e durimit” në raport me Korenë e Veriut ka marrë fund. Qysh nga janari vazhdimisht vijnë sinjale kontradiktore nga Uashingtoni. Këtë Kim Jong-uni me gjasë nuk e interpreton ashtu siç është në të vërtetë, pra si një tollovi në qeverisje. Ai mendon se gjithçka që thuhet publikisht është e verifikuar deri në detajet më të vogla. Parë nga kjo perspektivë, tollovia e palës tjetër i duket atij si kërcënuese, sepse një situatë e tillë (me gjasë qëllimisht) e turbullon kundërshtarin e mundshëm.
Ndaj, Kim Jong-un vëren një “hapësirë dobësie” për veten. Arsyeja më e rëndësishme për këtë është që ai vetëm në aspektin propagandistik mund të matet në të njëjtin nivel me SHBA-të. Në aspektin ushtarak kjo nuk qëndron. E këtë nuk e ndryshojnë as dy apo një sërë prova raketash atomike që ka ndërmarrë ai. Kim do që ta mbyll teknikisht sa më shpejt të jetë e mundur programin e armëve atomike, sepse vetëm kështu e imagjinon ai veten të sigurtë prej ndonjë sulmi.
Një pyetje tjetër është, nëse mund të zgjidhet konflikti vërtetë me këshillat e mira p.sh. të Kinës, që SHBA-ja duhet të nisë dialogun me Phenianin?
Nëse ka një konstante në tridhjetë vjetët e jetës së Kim Jong-unit, atëherë kjo është, që mos i beso askujt nga bota e jashtme, madje as një cope letre. Ndaj, ndonëse teorikisht është e mundur marrëveshja me Korenë e Veriut, nuk është i mundur një çarmatim total bërthamor i gadishullit korean. Por, është pothuajse e pamundur, që të besosh, se Kim Jong-un do t’u përmbahej rregullave të një marrëveshjeje të tillë. Pra, racionaliteti i udhëheqësit koerano-verior nuk arrin deri në këtë nivel. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City