Rachel Zegler përjeton një moment të sikletshëm me fustanin transparent vjollcë

Rachel Zegler, 24 vjeçe, përjetoi një situatë të sikletshme me gardërobën e saj gjatë pjesëmarrjes në festën Culturati 50 të revistës New York Magazine.
Ajo kishte zgjedhur një fustan transparent vjollcë me një shpatull të zbuluar, bel të rrudhur dhe çarje të gjatë nga kofsha, i cili la shumë pak vend imagjinatës.
Për ta kompletuar pamjen, Zegler veshi taka ngjyrë vjollcë dhe të brendshme të bardha, shkruan DailyMail.

Megjithatë, disa fansa vunë re se thithkat e saj dukeshin nën veshje dhe kritikuan zgjedhjen e stilistes, duke e konsideruar fustanin “të tepërt” ose “të papërshtatshëm”.
Ndërkohë, përdorues të tjerë argumentuan se kombinimi i të brendshmeve të bardha me fustanin transparent nuk ishte i harmonizuar.

Ngjarja vjen në vetëm nëntë muaj pas publikimit të versionit të ri të “Borëbardhës” nga Disney, ku Zegler luan protagonisten.
Filmi, i cili solli ndryshime të diskutueshme në tregimin origjinal, u përball me reagime të përziera dhe performancë të dobët në biletari.
Gjatë kësaj periudhe pati gjithashtu spekulime për mosmarrëveshje midis Zegler dhe koleges Gal Gadot, lidhur me pikëpamjet e tyre mbi disa çështje kulturore dhe ripërpunimin politikisht korrekt të filmit. /Telegrafi/




























































