Ra shi - nuk ra shi
Hapu Sezam, hapet dera e helikopterit të NATO-s dhe në te paketohet kryetari serb Tadiq së bashku me suitën e tij. Ishte kjo vizita "private" e Tadiqit që shoqërohej nga forcat e Alenacës Veri-Atlantike "NATO", ai shkoi të vizitojë kishën e Deçanit.
Edhe pse qe disa ditë opinioni në Kosovë është i bombarduar me premtime të forta të ministrit të MPB të Kosovës, Zenun Pajazitit, se kufiri i Kosovës është gati "hermetik" për delegacionet serbe që nuk marrin viza turistike në Kosovë, por doli se ishte një hokaxhinjë i madh, ngase show i përgatitur qe disa kohë pat "sukses" - Tadiqi nuk hyri për dere, por për dritare, dhe përfundimisht zhurma e helikopterit paralajmëronte se kufijtë e Kosovës janë akoma poroz, hyn dil pa problem.
Koincidetalisht ndodhi që kryeministri i Kosovës kishte shkuar në vizitë zyrtare në Slloveni, a ishte kjo një vizitë e paralajmëruar apo e befasishme vështirë është të prognozohet, mund të jetë edhe e aranzhuar mu në kohën kur pritej hyrja e Tadiqit në Kosovë, mbet disi e zbraztë vizita "zyrtare" meqenëse nuk pranoi të prononcohet për media kryetari slloven.
Nuk është gjë që hyri kryetari serb në Kosovë mu në ditën e dorëzimit të pakove për Gjykatën e Hagës për të dhënë mendimin se a ishte shpallja e Republikës në harmoni me ligjin ndërkombëtar apo nuk ishte, është thjeshtësuar edhe kjo punë nga ministri i Punëve të Jashtme - pavarësisht a do të jepet mendimi pozitiv apo negativ, mendimi i gjykatësve nuk e pengon shpalljen e pavarësisë, vërtetë është i pakuptimtë një konstatim i tillë.
Nëse do të ishte çështja kaq e thjeshtësuar nuk do të humbnin kohë palët në argumentim-kundër-argumentim të një akti të tillë madhor, shumë të rëndësishëm për Kosovën, por edhe për rajonin në përgjithësi.
Nebuloza e krijuar "do të bie shi-nuk do të bie shi", është më tepër një konstatim meteorologjik i meteorologut, i cili do t'ia qëlloj patjetër, edhe po që se lagen pakëz liderët tanë. Ata do të thonë e kemi ditur edhe nëse bëhen qull prej shiut. Kjo i bie si barsoleta e dy miqve, të cilët i kishte zënë shiu i madh. Njërit fatmirësisht i kishte qëlluar ombrella dhe paianda e "bombardonte" me fjalë mikun e tij, të shpëtova që të futa nën ombrellë, përndryshe do t'ishe lagur. Ai tjetri vetëm ofshante nga ky ngacmim retorik. Në fund pa një pa dy kërceu në lum, ashtu i qullosur e pyeti a isha lagur më tepër"?
Edhe puna jonë lojë fjalësh..., patjetër duhet të respektohet Kushtetuta, mirë bile që nuk po pohojnë se nuk është e jona, por është e Ahtisaarit, "ra shi nuk ra shi", njëjtë e kemi, jemi bë qull nga premtimet.



































