LAJMI I FUNDIT:

Ra në kanal pas sherrit dhe humbi jetën, policia zbardh ngjarjen në Kurbin

Ra në kanal pas sherrit dhe humbi jetën, policia zbardh ngjarjen në Kurbin

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Kurbin ku një 51-vjeçar është gjetur në një kanal pranë banesës së tij nga familjarët dhe ka humbur jetën në spital.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se shtetasi Y.T, 51 vjeç është konfliktuar verbalisht me një shtetas tjetër ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Y. T. ka rënë në kanal.


Policia vuri në pranga shtetasin I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, me të cilin rezulton se është konfliktuar viktima i cili pas sherrit është larguar nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/