LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit ndan 7 milion denarë për revitalizimin e Liqenit Treska

Qyteti i Shkupit ndan 7 milion denarë për revitalizimin e Liqenit Treska

Qyteti i Shkupit miratoi vendimin në shumë prej 7 milionë denarë për përgatitje të projektit për revitalizimin e Liqenit Treska. Pro këtij vendimi votuan këshilltarët shqiptarë dhe ata të pozitës, ndërkohë që opozita ngriti duart kundër duke përkujtuar kreun e Shkupit, Shilegov se Komuna e Sarajit tashmë po mban në sirtar një studim për këtë liqe të përgatitur paraprakisht nga ish kreu i Shkupit, Koce Trajanovski.

“Tingëllon shumë abstrakte që ndonjëherë qytetarët e Shkupit do të kënaqen në benefitet e Treskës tonë të bukur. Tre vjet për një projekt dhe shtatë milionë denarë mendoje që askush nga grupi opozitar i këshilltarëve kurrë nuk do ta votojë këtë edhe pse ndoshta kjo nuk ju shqetëson aspak ju”, tha Jelena Zhugic, OBRM-PDUKM.

“Unë do të isha shumë më i lumtur nëse nuk do kishim borxhe prej 45 milionë eurove dhe të mund të realizojmë projekte në afat prej gjashtë muajsh dhe realizim të atij projekti në gjashtë muajt e ardhshëm. Fatkeqësisht gjendja financiare që trashëgova në qytet nga udhëheqësit e kaluar është e tillë që nuk lejon realizimin e shpejtë të projekteve. Liqeni I Treskës, në një të ardhme më të shpejtë se 3 vjet do të jetë një ndër perlat e qytetit”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.


Siç sqaroi Shilegov, 3 milionë denarë do të shfrytëzohen gjatë këtij viti ndërsa 4 milionë denarët e mbetur gjatë dy viteve në vijim. Gjithashtu në seancën e radhës të qytetit të Shkupit u miratua edhe propozim vendimi për riparimin e rrugës në Krushopek në vlerë prej 2 milionë denarë si dhe ndërtimi I një kolektori në rrugën 155 të komunës së Çairit në vlerë prej 7 milionë denarë./Alsat/