LAJMI I FUNDIT:

Qyteti kinez me ‘varrezën për biçikleta’: Të braktisura edhe pse krejtësisht funksionale (Foto)

Qyteti kinez me ‘varrezën për biçikleta’: Të braktisura edhe pse krejtësisht funksionale (Foto)

Periferia e Nanjing të Kinës, është hapësira ku grumbullohen mijëra biçikleta edhe pse janë krejtësisht funksionale.

Bizneset e shumta që ofrojnë biçikleta me qira dhe çmim shumë të ulët, ka bërë që shumë mjete transporti të lihen nëpër hapësira të pazakonshme, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nuk kanë asnjë dëmtim, askush nuk i dëshiron sepse mund të blejnë një tjetër që ka çmim shumë të ulët. Për këtë arsye, në këtë qytet kinez është krijuar e ashtuquajtura ‘varrezë e biçikletave’

Të gjitha janë në dispozicion dhe presin një pronar, që do t’i regjistrojë. Por, duket se do mbesin aty përgjithmonë, derisa të dëmtohen në kohë dhe të kthehen në metal për skrap. /Telegrafi/