LAJMI I FUNDIT:

Qyteti fantazmë: Pamjet e filmuara me dron tregojnë Mosulin e shkatërruar nga ISIS-i (Video)

Qyteti fantazmë: Pamjet e filmuara me dron tregojnë Mosulin e shkatërruar nga ISIS-i (Video)

Pamjet e filmuara me dron tregojnë më së miri se në çfarë gjendje është qyteti i Mosulit, i cili për më shumë se nëntë muaj ishte nën kontrollin e plotë të organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Në shikim të parë duke si një qytet fantazmë, për faktin se në të nuk shihet asgjë, përveç rrënojave dhe tymit që vazhdon të del nga objektet që janë bombarduar nga militantët e ISIS-it, transmeton Telegrafi.


Droni nuk ka arritur të filmoj as edhe një njeri duke lëvizur nëpër rrugët e këtij qyteti, që 100 për qind është shkatërruar pas luftimeve të ashpra që janë zhvilluar mes forcave irakiane dhe militantëve të ISIS-it.

Si pasojë e luftimeve të ashpra mijëra civilë kanë humbur jetën, derisa dhjetëra mijëra tjerë kanë braktisur shtëpitë e tyre për t’u strehuar në zona më të sigurta. /Telegrafi/