LAJMI I FUNDIT:

‘Qyteti fantazmë’: Kështu duket Fokushima pesë vite pas tragjedisë nukleare (Foto)

‘Qyteti fantazmë’: Kështu duket Fokushima pesë vite pas tragjedisë nukleare (Foto)

Kanë kaluar pesë vite që kur shpërtheu reaktori i katërt në Centralin Bërthamor të Fokushimës, duke shkaktuar termet dhe cunami që e dërmuan tërë Japoninë.

Shkaku i kësaj ndodhie, të gjithë banorët që ndodheshin në një rreze prej më shumë se 30 kilometrash, është dashur të evakuohen njëjtë siç ndodhi në Çernobil të Ukrainës, 25 vite më parë. Që atëherë, qyteti dhe fshatrat që e rrethonin, kanë mbetur të paprekura, transmeton Telegrafi.


I vendosur që të sheh vet se çfarë ka brenda, fotografi Keow Wee Loong i ka kaluar ndalesat gjatë natës dhe ka hyrë në zonën e ndaluar.

Në imazhet që ka shkrepur ai, shihen zona që nuk janë parë më herët nga lagjet si Okuma, Futaba dhe Namie.

Duke shpjeguar për këtë eksperiencë në ‘Tokën e askujt’, ai ka thënë se ka përjetuar gjithçka nga afër, ndërsa në ajër ndihej një ‘aromë e mprehtë kimike’.

“Çdo gjë është në të njëjtin vend, pasi është tundur nga tërmeti. Kam parë shumë gjëra të shtrenjta dhe me vlerë, që kanë mbetur të paprekura”, ka thënë ai.

Megjithëse Wee Loong ka pasur maskë speciale, askujt nuk i rekomandohet të hyjë në këtë vend, shkaku i radioaktivitetit të lartë. /Telegrafi/

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12