Qytetari në Leposaviq godet qenin, si pasojë qeni mbetet i palëvizshëm

Një qytetar në Leposaviq ka goditur një qen dhe si pasojë ai ka mbetur i palëvizshëm.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, shkruan Telegrafi.
Sipas raportit, rasti ka ndodhur në fshatin Dobrav, gjatë ditës së djeshme në orën 16:30.
“Fsh. Dobrav, Leposaviq / 22.05.2025 – 16:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte goditur një qen dhe si pasojë qeni kishte mbetur i palëvizshëm. Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/


















































