Qytetarët e Kosovës sot vendosin se kush do ta qeverisë komunën e tyre edhe për 4 vitet e ardhshme. Por, në orët e para të mëngjesit nuk është parë fluks i madh i qytetarëve për të dalë në votime. Ndërsa qytetarët e Prishtinës, kanë shprehur pakënaqësi për ndërrimin e qendrës së votimit.
Ekipi i Telegrafit ka vizituar në dy qendra të vendvotimeve në Prishtinë. Përderisa në qendrën e votimit në Shkollën “Naim Frashëri”, gjithçka po shkonte në rregull, në qendrën e votimit në Fakultetin e Edukimit, një qytetar tha që nuk ishin të njoftuar më herët për ndërrimin e qendrës së votimit.
“Procesi ishte në rregull aty brenda. Por, për mendimin tim ka ndodhur një lëshim, sepse ne jemi votues të qendrës ‘1 Tetori’, e në mesin e atyre që nuk kanë qenë të njoftuar se ka ndryshuar vendvotimi jam edhe unë. E, kjo është vërejtja, sepse dikush është dashur të i drejtojë votuesit tek kjo qendër. Së paku 10 votues i rastisa që nuk kishin informacione”, tha një votues.
Kryesusesi i komisionerëve në këtë qendër votimi, Bajram Avdullahu thotë që nuk kanë vërejtur ndonjë pakënaqësi nga qytetarët, sepse ata janë informuar me anë të mjeteve informative.
“Jo nuk ka pasur, tash koha e kompjuterëve po i gjejnë lehtë dhe nuk ka problem”, tha ai
Qytetarë, që kishin kryer procesin e votimit, thonë që presin zhvillim më të madh ekonomik dhe arsimim më cilësor.
“Presim që gjithçka të shkojë në rregull, shpresojmë të kemi ndryshime si zhvillim ekonomik dhe arsim e punësim për të rinjtë sepse këto gjëra mungojnë”, tha Agron Statovci. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë