Shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka alarmuar qytetarët e Kosovës, të cilët po ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë edhe për shkak të pagave të ulëta.
Ngritja e çmimeve po vërehet gati kudo dhe qytetarët kërkojnë nga institucionet që të ndërmarrin masa. Ndërkaq, shitësit në tregun e pemëve dhe perimeve në Prishtinë thonë se kjo varet nga shteti. Megjithatë, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se këto paralajmërime janë ogurzeza dhe kanë efekte negative.
Esat Haxha, shitës në tregun e Prishtinës, thotë se çmimet së fundit kanë shënuar rritje dhe se ka ankesa edhe të qytetarëve.
“Çmimet çdo ditë vetëm sa po rriten, njerëzit janë pa punë, jetojnë me ndihma sociale. Çmimet në treg kanë ndryshuar nga pak, si pemët, patatet. Nuk varet prej nesh, por nga shteti, varet nga më të mëdhenjtë që nuk dalin të kontrollojnë se çfarë po bëhet me çmimet. Askush nuk po e merr parasysh, për ne askujt nuk po i intereson. Njerëzit po ankohen. Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi, pasi që ai nuk ka. Gjithkush ka qejf të blejë, por nuk ka para. Krejt janë me pensione e me ndihma sociale”, thotë Haxha.
Ndërkaq, Bajram Ramadani tregon vështirësitë për shitjen e produkteve pas shtrenjtimit të fundit.
“Po normal që ankohen, xhepat e thatë krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensioni me 100 euro me 150 euro e 200 euro rrogë, çdo send është i shtrenjtë për neve, çdo send që afrohesh e sheh se është shtrenjtë”, tha Ramadani.
Rrahim Gërguri fajin për shtrenjtimin e çmimeve ia adreson Qeverisë së Kosovës.
“Kanë qenë edhe partitë tjera përpara në pushtet këso ngritje të çmimeve nuk ka pas kurrë. Çka u bë tash, a po iu duhen për vota që krejt na ka kthyer prapë. Po thonë është njeri i drejtë, por s’po shohim ne. Po shohim vetëm shtrenjtim, çdo mëngjes si të çohemi tjetër send nuk sheh, vetëm shtrenjtim. Kjo Qeveri tash e solli në këtë gjendje, po mendon të nxirret se kinse kemi arritur më shumë se këta të tjerët, por nuk ka shans. Edhe në treg shumë njerëz po thonë na mbytën, të ardhura kurrgjë, i rriti pensionet, por ato 100 euro janë për fushatë, por kjo nuk është për mirë. Shpresojmë të bëhet mirë”, tha Gërguri.
Shtrenjtimin e çmimeve të produkteve ushqimore e ka hall edhe pensionisti Muharrem Beka, i cili mbijeton me 80 euro pension.
“Qysh s’është problem me një pension 70-80 euro edhe ata punëdhënësit e na 100 euro, 90 euro e kanë ngritur për 10 euro, një shishë vaj është bërë 1.60 cent, një bukë 45 centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, ka thënë Beka.
Edhe Zejnullah Ferati shprehet i shqetësuar me shtrenjtimin e fundit të çmimeve të artikujve ushqimorë.
“Çmimet i kanë rritur. Është keq. Për qytetarët është problemi më i madh. Është keq që ua ka lënë njerëzve nëpër markete sa të donë vetë t‘i rrisin çmimet”, ka thënë Ferati.
Përkundër këtyre ankesave, Kurti ka deklaruar se paralajmërime të tilla për rritje të çmimeve janë ogurzeza dhe kanë efekte negative për qytetarët.
“Të gjitha këto paralajmërimet ogurzeza për rritje të çmimeve kanë efekte negative dhe kanë për synim prej dikujt edhe të ngjallin panik. Rritja ekonomike te ne ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë, e mendojnë të ardhmen më të mirë se të tashmen dhe më shumë preferojnë të shpenzojnë se sa të kursejnë. Kur e mendon të ardhmen më të errët se sa të tashmen preferon të kursesh për ditë të zeza. Ndërkaq kur e mendon të ardhmen më të ndritshme se të tashmen preferon të shpenzosh sepse ka para shikueshmëri pozitive dhe nuk ka rrezik negativë tash kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë po të kursejnë”, ka thënë Kurti.
Në shumë qytete të Kosovës, një bukë kushton 50 centë.
Rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet të tjera ushqimore bazë si perimet dhe produktet e qumështit. Agjencia e Statistikave e Kosovës ka bërë me dije se ngritja e çmimeve është vërejtur te produktet e mishit, qumështit dhe perimeve.
“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thekson ASK.
Ndryshe, paga minimale aktualisht në Kosovë është 135 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35-vjeç. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë