LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët paralajmërojnë protesta kundër shtrenjtimit dhe reduktimeve të rrymës

Qytetarët paralajmërojnë protesta kundër shtrenjtimit dhe reduktimeve të rrymës

Reduktimet me energji elektrike pritet të vazhdojnë të paktën deri më 25 gusht, derisa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka rekomanduar KEK-un që të sigurojë energjinë e nevojshme. E qytetarët në anën tjetër kanë paralajmëruar edhe protestë kundër reduktimeve dhe shtrenjtimit të rrymës.

Reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë të kundërshtohen nga qytetarët dhe shoqëria civile, por edhe shtrenjtimi. Aktivisti Visar Dili që nga e shtuna ka nisur kundërshtimin për dyfishimin e vlerës së tarifave të rrymës.

Ai dhe shumë qytetarë, përmes platformës online kanë paralajmëruar edhe protestë para institucioneve përkatëse.

​Qeveria i rekomandon KEK-ut t’i shfrytëzojë 7 milionë eurot e subvencionimit për rrymë
Lexo po ashtu ​Qeveria i rekomandon KEK-ut t’i shfrytëzojë 7 milionë eurot e subvencionimit për rrymë

“Qëllimi kësaj nisme nuk është politik por ka të bëjë me vendimin për energji. Kemi mbi 5 mijë qytetarë qe ju kanë bashkuar kësaj nisme (hashtaga). Nëse nuk bëhet ajo, prej shtatorit neve na presin tarifat e shtrenjta. Do të presin për një zgjidhje dhe nëse shohim atëherë shtatori do të jetë me protesta masive”, thotë Visar Dili- aktivist.

Qytetarët presin që kjo çështje të zgjidhet para dimrit.

“Nuk i shoh te arsyeshme këto reduktime, por kjo është në gjithë Evropën. Ndoshta bëjnë ndonjë zgjedhje”, shprehet Bislim Ademi.

“Nuk është deshtë me nejt duarkryq kur është sezoni i verës. Në dimër kur ka harxhime arsyetohet por sot janë të gjitha senet e reduktuar. U deshtë më herët me u përgatitë. Çfarë presim dimrin…”, thotë Fehmi Konjuhja – qytetar.

“Po shpresojmë që na bëjnë ndonjë zgjidhje se në dimër shumë problem. Nëse në bëhen reduktimet e rrymës është shumë vështirë se dikush ka në familje fëmijë, pleq etj. Tash edhe qirinjtë na kanë humbur se më herët kemi qenë më të përgatitur”, tha qytetari Fatmir Sopi.

Lidhur më gjendjen e krijuar në sistemin energjetik, Komiteti teknik emergjent, pas dy takimesh gjatë së mërkurës, i ka rekomanduar KEK-ut që të sigurojë energjinë e nevojshme për t`i evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo masë rekomandohet me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim me rrymë, që do të zgjasë deri më 25 gusht, raporton televizioni publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori