LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët në veri nuk blejnë ushqime në pikat shitëse të Qeverisë (Video)

Qytetarët në veri nuk blejnë ushqime në pikat shitëse të Qeverisë (Video)

Qytetarët në veri të Kosovës nuk janë të interesuar që të blejnë produkte ushqimore në pikat shitëse të ngritura nga Qeveria e Kosovës.

Koordinatori në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmend Hoti, ka deklaruar se interesimi i qytetarëve për të bërë blerje në këto pika është shumë i vogël.

“Ky veprim i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është ndërmarrë për t’iu siguruar ushqim qytetarëve në veri, dje ka pasur pak shitje por jo kënaqshëm, çmimet janë të njëjta”, ka thënë Hoti për Radio Evropën e Lirë.


Haradinaj: Përmes "krizës humanitare" në veri, Serbia po mundohet ta heq taksën që nuk kanë mundur Trump, Merkel e Macron
Lexo po ashtu Haradinaj: Përmes "krizës humanitare" në veri, Serbia po mundohet ta heq taksën që nuk kanë mundur Trump, Merkel e Macron

Kurse në anën tjetër qytetari serb Stefan Lazareviq, ka deklaruar se ka ushqim vetëm edhe për një javë.

“Kam vetëm edhe një litër vaj, patate 2 kilogramë, pak fasule, oriz kjo është e gjitha. Vetëm edhe për një jave kam ushqim, jo më shumë. Kam rezerva vetëm për një javë”, tha ai.

Serbët në veri kanë mbyllur të gjitha dyqanet në shenjë pakënaqësi ndaj taksës.

Serbia thotë se për shkak të taksës 100 për qind, serbët në veri po hyjnë në një krizë humanitare, ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se kjo është inskenim i Beogradit.

Mbyllja e dyqaneve është paralajmëruar për 1 dhe 2 korrik, ndërsa nuk kanë njoftuar se si do të veprojnë ditët në vazhdim./rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori