LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përmes “krizës humanitare” në veri, Serbia po mundohet ta heq taksën që nuk kanë mundur Trump, Merkel e Macron

Haradinaj: Përmes “krizës humanitare” në veri, Serbia po mundohet ta heq taksën që nuk kanë mundur Trump, Merkel e Macron

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur rreth “krizës humanitare në veri”.

Reklama

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ideatori i gjithë kësaj.

“Është e pabesueshme që ende në Serbi ka këso logjike, presidenti Vuçiq është ideator dhe zbatues i këtij skenari, që sipas tyre mendojnë që atë që nuk kanë mundur ta arrijnë presidenti Trump, kancelarja gjermane, Merkel e presidenti francez, Macron që është suspendimin taksës, po mundohen me realizu këtë përmes një destabilizimi në veri, me kriju një krizë humanitare, është skenar primitiv”, ka thënë Haradinaj para mediave, transmeton Telegrafi.

Haradinaj, ka thënë se në letrën që i ka dërguar presidentit serb, Vuçiq, ka kërkuar që të mos e zbatojnë skenarin për “krizën humanitarë”, pasi që këtë po e sheh gjithë bota, dhe po e kupton se Serbia është shkaktar i destabilizimit.

Ndryshe, në katër komunat në veri të Kosovës bizneset i kanë mbyllur të gjitha dyqanet që kanë, përfshirë edhe ato me produkte ushqimore, duke synuar të paraqesin një gjendje që ata po e quajnë “katastrofë humanitare”.

Kjo po bëhet në shenjë proteste ndaj taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Për këtë gjendje, Qeveria e Kosovës ka dërguar mallra në veri të vendit, në mënyrë që qytetarëve serbë të Republikës së Kosovës mos t’u mungojnë gjërat elementare për jetesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori