Qytetarët e Maqedonisë së Veriut druajnë se nga 1 qershori do të përballen me valë të re të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pasi më 31 maj skadon masa e Qeverisë për marzhën tregtare.
Kjo masë ishte vendosur më 1 mars me qëllim kufizimin e fitimit për tregtinë me shumicë për 5 për qind, si dhe 10 për qind për tregtinë me pakicë.
Sipas vendimit, që skadon të martën, produktet bazë ushqimore si buka, sheqeri, kripa, mielli, vaji, qumështi dhe produktet e tij, mishi, orizi, vezët, pastat, gruri dhe frutat e perimet shiteshin me fitime të vogla, ndërsa shumë prej tyre edhe pa Tatimin e Vlerës së Shtuar (TVSH).
“Do të jetë shumë e vështirë. Me 11 mijë denarë rrogë (180 euro) s’di si do t’ia dalim. Gjysmën e pensionit e harxhoj vetëm për ilaçe pasi në shtëpi kemi një person me invaliditet. Çfarë të bëj me pjesën tjerë të pagës, të paguaj fatura apo të blej gjërat më elementare ushqimore?! Nuk na mbetet gjë tjetër pos të hamë groshë një javë rresht”, thotë Vera, e punësuar në një kompani private.
“Nuk e kemi pritur se kështu do të ndodhë. Çmimet janë rritur shumë, s’di çfarë do të bëjmë, ia arrijmë disi të arnohemi. Shteti duhet të ndërmarrë masa që çmimet të ulen, pasi rrogat janë shumë të ulëta, janë katastrofale”, thotë Ajdini, i punësuar në ndërmarrjen e pastrimit në Shkup.
“Nuk mund të blej ushqime rezervë pasi nuk kam mundësi. Por, edhe sikur të blija, janë disa ushqime bazë, së cilave mund t’u kalojë afati i përdorimit, kështu që nuk guxojmë të rrezikojmë pasi do të mbetemi fare pa ushqime”, thotë Stojanka, pensioniste.
Drejtuesit e institucioneve të martën nuk e kanë komentuar skadimin e vendimit për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve, por më 20 maj ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, kishte bërë të ditur se pas 31 majit nuk do të ketë ngrirje të çmimeve, për shkak të pamundësisë për të ndikuar në çmimet e lëndëve të para që importohen nga jashtë.
“Ministria e Ekonomisë ka propozuar që të mos ketë ngrirje të çmimeve pasi nuk mund të ndikojmë në çmimet që kanë të bëjnë me lëndën e parë që importohen në Maqedoninë e Veriut për prodhime… Kjo do të shkaktonte probleme shtesë në tregun tonë, kështu që nuk do të ketë masa. Besoj se do të gjejmë forma të tjera të ndihmës, por kjo do të dihet me rishikimin e buxhetit”, kishte deklaruar Bekteshi.
Drejtuesit e bizneseve thonë se rritja e çmimeve do të varet nga vlerësimet që do t’i bëjnë bizneset gjendjes ekonomike, respektivisht çmimeve në tregjet e jashtme, por që do t’i kenë parasysh edhe mundësitë e konsumatorëve.
Goran Gjorgjievski, kryetar i Odës së Agrobiznesit, thotë se çmimet e disa prodhimeve janë rritur deri në 100 për qind në krahasim me periudhën para konfliktit të Ukrainë.
“Mielli sot shitet për 34 denarë kilogrami (55 centë), ndërsa më parë ishte 17 denarë (27 centë). Pra, kemi një rritje prej 100 për qind. Vaji për momentin shitet për 135 denarë për litër (2.20 euro), ndërsa më parë ishte 60 denarë (rreth 1 euro). Energjia elektrike kushtonte 60 euro për megavat orë tani është 270 euro për megavat orë”.
“Kompanitë do të bëjnë vlerësime e tyre që t’i përcaktojnë çmimet, duke marrë parasysh edhe situatën e krijuar, kapacitetet apo mundësinë e konsumatorëve, rënien e standardit që çmimet të lëvizin në kuadër të një kornize të arsyeshme që të mos pësojnë as kompanitë”, ka deklaruar Gjorgjievski.
Rritje të çmimeve deri në 20 për qind paralajmërojnë nga Shoqata e biznesit të mishit dhe produkteve të tij.
“Çmimi i mishit dhe prodhimeve të mishit me siguri se do të lëvizë nga 15 deri më 20 për qind. Nuk kemi asnjë zgjidhje tjerë pasi pa ndihmën e shtetit do të jemi jokonkurrues, ose do të detyrohemi t’i mbyllim bizneset ose do ta zhvendosim në shtetet fqinje”, ka deklaruar Goce Trajçev, kryetar shoqatës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

Politikanët e Kosovës nderojnë Bajram Qerkinin: Drejtësia për të zhdukurit mbetet amanet

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri