Qytetarët në Maqedoni ankohen për fatura të larta të energjisë elektrike
Qytetarët kanë marrë fatura të larta të energjisë elektrike. Reagimet e para të qytetarëve janë se faturat janë shumë më të larta se vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë në fund të vitit të kaluar kur njoftoi se energjia elektrike do të rritet për 9.4 për qind.
Organizatat joqeveritare kanë marrë një numër të madh të ankesave nga qytetarët të cilët në janar kanë marrë fatura mbi 50 për qind më të larta se në dhjetor. Aktivistët civil vlerësojnë se shteti duhet të gjejë mënyra të tjera për të lehtësuar pagesën e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.
“Një nga mënyrat që apelojmë rregullisht është heqja e subvencioneve për hidrocentralet e vogla. Vlerësojmë se ato janë mjaft të dëmshme dhe në vend që të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, kjo shkakton kundër efekt. Ja, nëse vërtet Qeveria dëshiron të ndihmojë qytetarët këto 3-4 për qind në fatura t’i ulë, gjegjësisht t’i shfuqizojë dhe të ulen faturat”, tha Marian Nenov aktivist civil “No paseran”.
Nga EVN Maqedoni thonë se në rajonin e Shkupit është shënuar rritje e konsumit të energjisë elektrike për shkak të ngrohjes së lartë në pjesët që furnizohen me ngrohje. Faturat më të larta janë kryesisht për shkak të më shumë kilovat orëve të shpenzuara dhe jo të rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“Në pjesën më të madhe bëhet fjalë pikërisht për kilovat orët e shpenzuara aq sa është në faturë dhe në disa raste ka qenë vlerë e përllogaritur për shkak të ndonjë matësi të palexuar apo nivelizim të ndonjë periudhe që s’është lexuar më parë. Fatura e supozuar nuk nënkupton automatikisht faturë më të lartë të energjisë elektrike. Ajo mund të përmbajë vlera më të ulëta të supozuara të konsumit se vlera reale në atë muaj”, njoftojnë nga EVN Maqedoni.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se deri në këtë fundjavë janë pranuar 6500 kërkesa nga kategoritë e rrezikuara të familjeve për ndihmë financiare nga shteti për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike.
“Janë formuar pesë komisione, të cilat do të jenë aktive deri në fund të muajit shkurt dhe do të përgatitet lista përfundimtare e aplikuesve që do të marrin mbështetje financiare nga kjo masë”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Autoritetet theksuan se rritja e çmimit të energjisë elektrike për gati 10 % do të jetë e vlefshme në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Nëse nevojitet korrigjim i ri do t’i informojnë qytetarët në kohën e duhur. Gjithçka varet nga mënyra se si do të lëvizin çmimet në bursat botërore dhe cila do të jetë kërkesa globale për energji elektrike./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles