Një numër i qytetarëve kanë protestuar sot në sheshin e Prishtinës, kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ata kanë kërkuar nga ndërkombëtarët që të rishikojnë qëndrimet e tyre karshi kësaj kërkese ndaj Kosovës.
Gjatë kësaj proteste ajo që ra në sy ishin edhe pankartat e protestuesve të cilat ishin shkruar me gabime të shumta drejtshkrimore.
“Ne emre te popllit shçiptar kunder asosacionit me shumic serbe”, thuhet në pankartën që njëri prej protestuesve e mbante krenarisht.
Gjatë fjalimit, njëri nga përfaqësuesit e protestuesve tha se shqiptarët janë kundër Asociacionit.
“Askush në Kosovë nuk e harron ndihmën e Evropës gjatë luftës për liri dhe për ndërtimin e Kosovës së pavarur. Evropa duhet ta dijë se shqiptarët masivisht janë kundër Asociacioni,t sepse janë të bindur që ky copëzim i ri do ta çojë shtetin në të njëjtën gjendje ku e ka çuar Bosnjën, Republika serbe e Bosnjës”, u shpreh ai.
Qytetari tutje shtoi se do të ketë protesta masive gjithandej.
“Protestat do të jenë masive gjithandej, paqësore dhe në mbështetje të qeverisë Kurti, që po punon me të gjitha forcat për ta ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Shqiptarët do të luftojnë për ta ndalur Asociacionin, e institucionet evropiane duhet të rishikojnë qëndrimin e tyre”, u shpreh qytetari.
Në fund të fjalës së tij ai u shpreh se “në këto ditë vendimtare për të ardhmen Kosovën nuk duhet lënë vetëm. Të mbushim sheshet në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të shtetit tonë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

23 shkurti, datë e rëndësishme për Rotary International dhe Rotary në Kosovë

Krzhalovski: Debatet për stemën dhe himnin, mund të jenë pjesë e një procesi më të gjërë përfshirë dhe ndryshimet kushtetuese

Procesi i imunizimit të djemve kundër HPV po zhvillohet pa probleme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë