LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kundër mbylljes, fajësojnë partitë politike për mosrespektim të masave

Qytetarët kundër mbylljes, fajësojnë partitë politike për mosrespektim të masave
Foto: Arkiv

Javën e fundit janë shtuar dukshëm rastet e reja me COVID-19. Madje, IKSHPK rekomandoi Qeverinë që të ndërmarrë masa rigoroze për të parandaluar shpërndarjen e virusit. Mirëpo, qytetarët mendojnë se masat aktuale, nëse respektohen në përpikëri janë të mjaftueshme.

Qytetarët e anketuar nga KosovaPress-i thonë se nuk po mbahet distanca e as nuk po vendosen maskat. Për këtë fajësojnë subjektet politike, duke thënë se ka ndikuar edhe fushata zgjedhore që të mos respektohen masat.


Feriz Ramadani, njëri ndër qytetarët që këtë të shtunë frekuentojë sheshet e Prishtinës thotë se masat aktuale do të mjaftonin, po qe se do të respektoheshin në përpikëri masat, duke u shprehur kundër kufizimit të lëvizjes.

“Masat shtesë për COVID s’di a kishin pas ndonjë rëndësi. Distanca, maska dhe pastrimi i duarve janë të mjaftueshme, në qoftë se i kishim mbajt këto, po as këto nuk po i mbajmë…Masat e tjera si mbyllja, nuk i shoh efektive se në qoftë se ne gjithë ditën jemi të lirë dhe shpërndajmë COVID në mbrëmje edhe ashtu e kemi”, thotë ai.

Nera Fejzullahu një qytetare thotë se duhet të bëjnë të njëjtën gjë që janë duke bërë shtetet e rajonit, pasi në Kosovë deri tashmë janë bërë mjaft gabime nga elita politike, duke shtyrë edhe popullin të mos përfill masat.

“Nëse mbyllet në disa shtete që janë shumë më të mëdha, nëse mbyllet edhe te ne duhet të vlejë ai ligj. Po është krijuar një tollovi, ti ec rrugës ke kontakt me dikon e heqë maskën, po të futesh në kafe t’i duhesh me heq maskën ku janë 70-80 persona brenda. Këtë nuk po mundem me kuptu, pastaj këta vetë kryesorët (elita politike) kanë bërë disa gabime… dhe vetë ja kanë qel rrugën popullit”, thotë ajo.

Beqir Konxheli një qytetar tjetër, thotë se diçka duhet të ndërmirret, por jo të mbyllet prapë për shkak se do të dëmtohet ekonomia e vendit.

Ai gjithashtu thotë se prej përfundimit të fushatës vëren se nuk po respektohen masat.

“Jo masa shumë rigoroze s’kanë kuptim veç diçka duhet me u ndërmarrë për shkak të situatës se po shihet që është jo e mirë. Mbyllja totale kishte me qenë zgjidhje që t’i zvogëloj rastet por nuk kish me qenë zgjidhje e mirë për gjendjen ekonomike. Këto ditëve fundit po shihet, prej fushatës e këndej që masat nuk po respektohen si më herët”, thotë ai.

Ismet Namani një qytetar tjetër thotë së gjendja ekonomike është e rëndë e sidomos sektori i gastronomisë, megjithatë këshillon të merren parasysh mendimet e eksperteve dhe OBSH-së.

“Kur shtete ma të zhvilluara të Evropës në krye me Amerikën e dinë se COVID-19 është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, ne gjithsesi duhet t’i marrim shumë parasysh ato mendimet e ekspertëve, dhe OBSH-së. Ka mundur të ndikoj edhe fushata në rritjen e rasteve, mirëpo nëse ne do të jemi rigoroz ndaj vetvetes mundemi me u mobilizua edhe me pas efektin e vetë, nuk kisha thonë krejt me u blloku, se gjendja ekonomike është e rëndë, sidomos në gastronomi”, thotë ai.

Lul Kolgeci, një qytetar nga Suhareka thotë se mbyllja e njerëzve nuk ka ndonjë efekt pasi edhe pas kufizimit të lëvizjes qytetarët mblidhen me njeri-tjetrin. Ai gjithashtu thotë se policia po dënon qytetarët për maska kur ata nuk kanë maskë fare.

“Ne jemi tipa të lëvizshëm edhe pas 6-ve edhe pas 8-ve, pas 12-ve prapë njerëzit bëhen bashkë… (nuk mendoj që duhet me u mbyll) është gjendja stabile, mbyllja tjetër është e panevojshme, edhe duke e pasur parasysh bizneset e vogla që i dëmton. Maskat nuk po i mbajnë shumë, si të shohin policinë nga larg e vendosin, polici i sheh edhe nuk reagon, Ka raste kur hyn në lokale vet pa maskë dhe dënon tjetrin pse nuk e ka vendos maskën”, thotë ai.

Ndërsa qytetari Skënder Kolgeci thotë se po të kishte mbyllje do të kishte më pak raste, pasi kështu po veprojnë edhe shtetet evropiane të cilat kanë marrë masa për mbrojtje nga COVID-19.

“Besoj që duhet me pas masa shtesë sepse vetëm po rritet numri i rasteve në Kosovë. Po të kishim mbyllje të njerëzve kishim pas më pak kontakt më pak me njëri tjetrin, kish pas zbritje të rasteve, si në krejt Evropën. Çdo shtet të Evropës kanë marrë masa të mbyllen njerëzit”, thotë ai.

Në kategorizimin e ri të komunave, disa prej tyre që ishin më parë në zonën e verdh dhe të gjelbër tani janë kthyer në të kuqen. Nga mbrëmë në zonën e kuqe janë gjashtë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori