Qytetarët e Kosovës kërkojnë formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të shtetit, meqë sipas tyre, mungesa e institucioneve shënohet me pengesa në zhvillimin e vendit.
Gjithashtu, qytetarët janë shprehur se vonimi i formimit të institucioneve mund të ndikojë edhe në sferën ndërkombëtare, meqë partnerët e Kosovës presin që sa më shpejtë Republika e Kosovës t’i ketë institucionet e reja, në mënyrë që të mund të vazhdohet puna në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
Qytetarët thonë se vonimi i formimit të institucioneve, vonon çdo proces tjetër, gjë që pengon zhvillimin e vendit në shumë sektorë.
Kadri Berisha, qytetar në Prishtinë, thotë se kanë pritur që partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe ajo pasuese, të lidhin koalicion menjëherë pas certifikimit zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Moskonstituimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, e vonojnë çdo proces të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë. Një vakum i tillë meqenëse që dy muaj janë mbajtur zgjedhjet, është pak i çuditshëm, sepse të gjithë kemi prit që marrëveshja e këtij koalicioni famoz që po pritet Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të arrihet shumë shpejt, po zvarritet dhe ka elemente të çuditshme, por edhe befasuese”, thotë ai.
Gjithashtu sipas tij, kjo situatë mund të ndikojë edhe në bashkëpunimet ndërkombëtare që i ka shteti i Kosovës.
Por, Berisha thotë se ambasadat e vendeve të QUINT-it në Kosovë, duhet të bëjnë presion për formimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe Kuvendin të Kosovës.
“Në aspektin ndërkombëtar, kjo ngec dhe e qet një pikë të zezë në elitën politike të Kosovës. Mirëpo, ndoshta ambasadat e huaja që janë këtu, duhet të bëjnë një trysni më të madhe për t’u arritur ky koalicion sa më shpejt që është e mundur, nëse nuk ka ndonjë prapavijë”, thotë ai.
E sipas Nehat Spahiut, një tjetër qytetar që flet për situatën aktuale në vend, pa institucione rrezikohet të ngecë zhvillimi i Kosovës.
“E pengon zhvillimin e Kosovës shumë, dhe dyshoj që së shpejti do të bëhet koalicioni mes dy partive që kanë fituar zgjedhjet… Edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar ndikon, sepse ndërkombëtarët presin që sa më shpejtë të formohet qeveria dhe sa më shpejt të fillojnë bisedimet me Serbinë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për liberalizimin e vizave dhe shumë gjëra të tjera”, thotë ai.
Fajtorë për këtë situatë, sipas Gani Haxhiajt janë dy partitë që kanë marrë besimin e qytetarëve për formimin e institucioneve të reja.
“E pengon shumë, fajtorë kryesorë janë dy partitë, të cilat i kanë fituar zgjedhjet. Andaj unë po ua zë për të madhe pse po e zhagisin, pse po e prolongojnë, pse nuk po i formojnë institucionet dhe të shkon puna mbarë. Populli e ka dhënë verdiktin e vet, dihet çfarë verdikti, që duhet të ketë ndryshime”, thotë ai.
E Ilir Maqedonci, profesor në Shkollën “Ilira” të Marevcit, thotë se mungesa e institucioneve po ndikon edhe në arsim.
“Mbetet prapa krejt. Unë në arsim punoj, na kanë rrejt që sa javë, kemi me i procesu edhe sot nesër, sot nesër, pagat edhe veç rrejnë nuk ka asgjë”, thotë ai.
Çështja e arsimit po e shqetëson edhe një tjetër qytetar. Zenel Thaçi thotë se Kosova ka ngecur shumë në këtë fushë.
“Po qysh nuk ngec. A po e sheh arsimi, ku është arsimi?”, thotë ai.
Në Republikën e Kosovës janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 6 tetor 2019. Procesi i certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka qenë i tejzgjatur, për shkak të disa problemeve me formularë që janë hasur gjatë numërimit. E kjo ka dërguar shumë vendvotime në rinumërim, meqë Qendra për Numërim dhe Rezultate ka hasur në probleme gjatë numërimit të votave.
Më 27 nëntor KQZ ka bërë certifikim zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, zgjedhje këto që e nxorën të parën Lëvizjen Vetëvendosje dhe të dytën Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këto dy parti janë në bisedime për një koalicion të mundshëm qeverisës, por që ende nuk ka një marrëveshje në mes tyre./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën