LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e vlerësojnë Gjykatën Themelore në Pejë më transparenten dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj më efikasen

Qytetarët e vlerësojnë Gjykatën Themelore në Pejë më transparenten dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj më efikasen

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Demokraci Plus (D+) dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), në të cilën u shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave.

Çoçaj tha se KGjK i mirëpret raportet e tilla sepse ndihmojnë që konform mandatit ligjor të ndermirën veprimet adekuate për të përmirësuar edhe më tej shërbimet që rrisin efikasitetin e gjykatave.


“Është e dukshme dhe pozitive që raportet shprehin qartë se perceptimi i qytetarëve dhe i avokatëve për shërbimet e gjykatave është përmirësuar nga vitet e kaluara dhe në përgjithësi është pozitiv nga ajo që ne shohim në media. Ky përkushtim i yni do të vazhdojë dhe anketat e tilla janë mjet efikas për të vlerësuar kënaqshmërinë dhe besimin e qytetarëve në gjykata”, tha Çoçaj.

Drejtoresha për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, tha se rezultatet tregojnë se gjykatat po përparojnë dhe punojnë që të përmirësojnë shërbimet e tyre.

KGjK ka nderin të bëjë publike një platformë të re, e cila është mbështetur nga JSSP dhe e cila vendos një standard të ri për gjyqësorin. Në këtë platformë, nga sot, qytetarët mund t’i vlerësojnë shërbimet e gjykatave direkt në faqen zyrtare të gjykatave dhe vazhdimisht do të na lejojë të përcjellim trendin dhe nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave, fusha të cilat ne si gjyqësor duhet t’i përmirësojmë.

KGjK do të angazhohet vazhdimisht në përmirësimin e shërbimeve të gjykatave, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori