LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75 vjet

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75 vjet

Sipas Indeksit të ri të jetëgjatësisë mesatare në korniza botërore, të publikuar nga Kombet e Bashkuara, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mesatarisht jetojnë 75,26 vjet. Për meshkujt ky numër është 73,1 vjet, ndërsa gratë mesatarisht jetojnë 77,47 vjet.

Për krahasim, janë cekur edhe të dhëna nga hulumtimi dhe statistika e Bankës Botërore. Sipas kësaj liste, jetëgjatësia mesatare e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është 76 vjet, për gratë – 78, ndërsa te meshkujt 74 vjet.


Hulumtimet tregojnë se jetëgjatësia bazohet në tre faktorë kryesor dhe themelor – gjenetika, gjinia dhe mënyra e jetesës. Më pas merren parasysh edhe komponentë si higjiena, të ushqyerit, kultura, zgjedhja e profesionit, veset, ushtrimet, qasja drejt mbrojtjes cilësore shëndetësore, edhe shkallët e kriminalitetit.

Sipas KB-së, mesatarja botërore në pikëpamje të jetëgjatësisë përfundimisht me vitin 2023 ishte 70,8 vite për burra dhe 76,0 vjet për gratë, gjithsej – 73,4 vjet.

Jetëgjatësia e pritur dukshëm dallon varësisht nga rajoni, si dhe nga vendi, kështu që këtë vit, 2023, ato shifra lëvizin nga niveli më i ulët prej 57,7 vjet në Afrikën veriore deri tek më i larti prej 82,7 vite në Evropën Perëndimore.

Shikuar në përjgithësi, jetëgjatësia e pritur ka prag më të lartë. Mes vitit 2000 dhe vitit 2016, jetëgjatësia e pritur u rrit për 5,5 vite në nivel botëror, me theks në rritje prej 10 viteve në pjesë të veçanta të Afrikës. Këto njohuri për këtë rritje lidhur me “kontinentin më të ngrohtë” i konfirmojnë edhe raportet e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Në listën e vendeve me jetëgjatësi më të lartë, sipas KB-së janë Monako (87,01 vite), Hong-Kongu (85,83), Makao (85,51), Japonia (84,95), Lihtenshtajni (84,77), Zvicra (84,38), Singapori (84,27), Italia (84,2), Vatikani (84,16), Koreja e Veriut (84,14 vjet).

Jetëgjatësi më të ulët kanë banirët e Çadit (53,68 vite), Nigerisë (53,87 vite), Lesotos (54,91), Republikës Qendrore Afrikane (55,48), Sudanit Jugor (56,51), Somalisë (57,35), Esvatini (57,71), Namibisë (59,93), Guinesë (59,55), Malit (69,03 vite).

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori