LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e hutuar, s’kanë të drejtë të marrin shtesë fëmijërore në Maqedoninë e Veriut?

Qytetarët e hutuar, s’kanë të drejtë të marrin shtesë fëmijërore në Maqedoninë e Veriut?

Shumë prindër të cilët dëshirojnë të aplikojnë për shtesë fëmijërore janë të hutuar. E kjo pasi Qeveria rriti rrogën minimale në 18 mijë denarë, ndërsa rregullorja parasheh që shtesa fëmiëjrore tu takojë vetëm atyre të cilët marrin pagë minimale prej 14 mijë e 500 denarë. E për këtë gjë nuk pajtohet as drejtori i Qendres sociale në Shkup Liridon Baftiju.

“Tani kanë të drejtë të marrin vetëm familjet të cilat me të hyra minimale këtu nuk hyjnë familjet të cilat marrin rrogë 18 mijë denarë, por ato të cilët përkojnë me rrogën minimale të vitit të kaluar. Me rritjen minimale të rrogës u krijua hutia sepse ato të cilët kishin rrogë prej 14mijë e 500 tani e kanë 18 mijë denarë dhe realisht atyre familjeve nuk u takon shtesa fëmijërore për fëmijë të tretë” – tha Liridon Baftiu.


Baftiju së bashku me deputetët e Alternativës do të propozojë ligj i cili parasheh ndihmë për fëmijëun e tretë.

“Ne e kemi menduar që të jetë një ndihmë e njëhershme ashtu siç ishte propozim ligji që ndihma te jetë prej 60 mijë denarëve, pasi që e shohim se ky ligj për fëmijën e tretë po shuhet nga e drejta që mund ta shfyrtëzojnë qytetarët. Një huti është pasi të gjithve na asocon se ekziston një ndihmë prej 60 mijë denarëve për shtesë të fëmijës së tretë e në fakt kjo ka qenë vetëm një propozim ligj dhe nuk ka kaluar në Kuvend” – tha Liridon Baftiu, drejtor në qendrën Sociale në Shkup.

Shtesa për fëmijë të tretë është ndihmesë e pakthyeshme e cila u jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmiun e parë, për të dytin jepen 20.000 denarë. Me rritjen e pagës minimale shumë familje humbën të drejtën e shtasace fëmijërore, pasi rregullorja nuk është harmonizuar me pagën minimale prej 18 mijë denarëve. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori