Të gjithë qytetarët e Kosovës të cilën janë klientë të bankave komerciale në vend mund ta shikojnë historikun e tyre edhe online nëpërmjet Regjistrit Kreditor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Por për të hapur një llogari online në këtë regjistër duhet mund. Pasi ta keni plotësuar aplikacionin online atëherë duhet ta dërgoni të fotokopjuar një dokument identifikues dhe aplikacionin e printuar fizikisht në BQK, apo në ndonjë bankë komerciale edhe nëse jetoni në zona të thella dhe largësia me BQK-në, por edhe bankat është e madhe.
Mos shfrytëzimi i lehtësirave që ofron teknologjia mund të konsiderohet i pa kapshëm në ditët e sotshme edhe pse sjelljen e aplikacioneve fizikisht në BQK thonë se e bëjnë për shkaqe sigurie dhe ndjeshmërisë të të dhënave.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti ka thënë për Telegrafin se BQK-ja, përmes portalit www.raportikreditor.org mundëson pranimin dhe regjistrimin e të dhënave në formë elektronike për të hapur llogari në sistemin e Regjistrit të Kredive të Kosovës (RKK).
“Me qëllim të mbrojtjes së të dhënave të personave fizik dhe atyre juridik, të cilat gjenden në sistemin e RKK-së, BQK-ja aplikon kontrollë shtesë para se të lëshojë qasjen ‘online’ për palët e regjistruara në sistem, kështu që kërkohet që pas regjistrimit, fizikisht të sillen dokumentet e cekura sipas udhëzimeve të publikuara në portal”, tha ai.
Sipas Ahmetit mos konfirmimi i hapjes së llogarisë në regjistrin kreditor online është për shkak të mos keqpërdorimit të të dhënave nga palët e paautorizuara.
“BQK-ja konsideron se forma të cilën e aplikon aktualisht për procesimin e dokumenteve konfirmuese, ofron sigurinë e nivelit më të lartë, përderisa në vend nuk kemi ndonjë mekanizëm tjetër verifikues elektronik të sofistikuar, si p.sh “nënshkrimi elektronik” apo ndonjë formë tjetër e ngjashme që pamundëson keqpërdorimin e të dhënave nga palët e paautorizuara”, ka thënë zëdhënësi Kushtrim Ahmeti.
Kurse, Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë për Telegrafin se Regjistri Kreditor i Kosovës, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit financiar respektivisht kreditimin e ekonomive familjare dhe bizneseve. Sipas tij, secili qytetarë mund ta monitoroj historikun e vet 24 orë përmes internetit.
“Përveç që i ndihmon qytetarët të monitorojnë kategorinë në të cilën ata janë, kyçja në këtë regjistër i ndihmon ata që të parandalojnë ndonjë gabim apo edhe keqpërdorime të mundshme të identitetit të tyre nga keqbërës”, tha Balija.
Ky regjistër sipas tij, u mundëson qytetarëve dhe bizneseve që të kenë një pasqyrë të historikut të tyre kreditor që kanë të bëjnë me marrjen e kredive çoftë si kredimarrës kryesorë apo edhe si garantues për të tjerët si dhe regjistrimin e pengut.
“Ky kategorizim bëhet në bazë të rregullsisë së kthimit të kredive në të kaluarën në mënyrë që institucionet financiare të mund të vlerësojnë profilin kreditues të secilit klient para aprovimit të një kredie. Rrjedhimisht, funksioni i këtij regjistri është i pazëvendësueshëm për zhvillimin e sektorit financiar”, tha Balija.
Sipas tij, dërgimi i aplikacionit fizikisht në BQK nuk duhet të jetë dekurajim për qytetarët. “Kjo nuk duhet të jetë dekurajim, përkundrazi duhet të ju jap një ndjenjë të shtuar sigurie qytetarëve në lidhje me këtë regjistër. Prandaj inkurajoj secilin që nuk është regjistruar që të regjistrohet dhe të monitoroj historikun e tij/saj duke mbajtur një profil të mirë si huamarrës pasi që kjo i ndihmon në të ardhmen kurdo që ju duhet të marrin ndonjë kredi në institucionet financiare të Kosovës”, tha Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës.
Telegrafi ka folur me disa qytetarë të cilët kanë hapur profil për të shikuar online historikun kreditor dhe e shohin si të tepër dërgimin e dokumenteve përkatës pas plotësimit online edhe fizikisht në BQK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe