LAJMI I FUNDIT:

Qymyri – produkti kryesor me të cilin u ngrohën kosovarët vitin e kaluar

Qymyri – produkti kryesor me të cilin u ngrohën kosovarët vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar këtë të premte raportin “Balanca vjetore e Energjisë për vitin 2021”.

Sipas njoftimit të ASK-së, në këtë dokument pasqyrohen rrjedhat fizike të energjisë të të gjitha llojeve dhe burimeve që janë përdorur në Kosovë gjatë vitit 2021.

Në raport thuhet se linjiti (qymyri) është produkti dominues me pjesëmarrje prej 99.5 për qind në totalin e thëngjillit si burim primar në dispozicion, i pasuar nga thëngjill bituminoz dhe të tjerat me 0.5%.

“Kështu sipas tabelave të prezantuara vërejmë se sasia e përgjithshme (bruto) e energjisë në dispozicion për shfrytëzim (konsum) në vitin 2021 ka qenë 2873.69 ktoe”.

Sasia në dispozicion e thëngjillit thuhet se ka pësuar rritje në krahasim me vitin 2020 për rreth 0.68 për qind.

Rritja thuhet se ka pësuar edhe sasia në dispozicion e produkteve të naftës krahasim me vitin 2020 për 9.57 për qind.

“Importi i produkteve të naftës për vitin 2021ka qenë 815.10 ktoe. Nafta merr me rreth 69 për qind në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar koks nafte 10 për qind, benzina me 8 për qind, GLN 4 për qind, etj”.