Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur sërish për keqpërdorimet e miliona markave gjatë luftës.

Quni në seancën e Kuvendit tha se për këtë ka dëshmi dhe të njëjtat i ka dorëzuar Halitit, duke i thënë se  i mbetet atij që t’i bëjë publike ato ose jo.


Deputeti i LDK-së e kishte akuzuar Halitin se ka marrë miliona marka nga ish-ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi dhe nuk dihet destinacioni i tyre.

Këto akuza i kishte hedhur poshtë Haliti.

Ai madje kishte thënë se Quni po “rren”, sepse nuk ka qenë prezentë dhe nuk e di ngjarjen e takimeve në mes tij dhe ish–ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.