LAJMI I FUNDIT:

Qumështorja Vita zbukuron festat e fundvitit në Pejë dhe Prishtinë

Qumështorja Vita zbukuron festat e fundvitit në Pejë dhe Prishtinë

Qyteti i Pejës është mbushur me dekorime dhe atraksione të ndryshme, të cilat i kanë dhënë edhe më shumë shpirt festave të fundvitit.

Kjo ka qenë dhuratë e Qumështores Vita për vendlindjen e saj, duke treguar se rrënjët nuk duhet harruar asnjëherë.

Vita ka vendosur atraksione të ndryshme për qytetarët,ku një prej aktiviteteve më të veçanta është edhe photobooth-i,i cili përmes efekteve speciale të “green screen” është bërë një atraksion duke përfshirë jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

Qëllimi i kompanisë është që të sjellë atmosferë festive për qytetarët e qytetit të bukur të Pejës dhe gjithashtu edhe për bashkatdhetarët të cilët vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Po ashtu është dekoruar një pjesë e kryeqytetit, Prishtinës e ku këndi më i bukur është amfiteatri i sheshit ‘’Zahir Pajaziti’’. Edhe në kryeqytet është vendosur photobooth-i i madh përmes të cilit realizohen foto shumë të veçanta ,të cilat këtë vit do të mund ti marrin si dhuratë nga Qumështorja Vita të gjithë ata që e vizitojnë këtë ambient festiv.

Kompania falënderon Komunën e Pejës dhe atë të Prishtinës për bashkëpunimin e treguar gjatë këtyre ditëve dhe premton se do të mbetet e përkushtuar që të jetë
sa më afër qytetarëve të Kosovës jo vetëm gjatë festave por gjatë gjithë vitit. Gëzuar festat! /Telegrafi/