LAJMI I FUNDIT:

Qumështarët sërish në protestë

Qumështarët sërish në protestë

Me rastin e muajit të qumështit, Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit do të protestojë sot para Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ky aktivitet do të mbahet me qëllim të sensibilizimit të opinionit dhe të institucioneve përgjegjëse për problemet kryesore të industrisë së qumështit.


Aktiviteti do të fillojë në ora 11:00 para AUV-së, për të vazhduar pastaj para MTI-së, Ministrisë së Bujqësisë, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë dhe me përfundim në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të shpërndahen edhe pamflete.

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka njoftuar se së bashku me qumështarët do të mbajë aktivitete të ndryshme gjatë muajit qershor që njihet si muaji i prodhimeve të qumështit. /Telegrafi/